By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet e 11 majit, KQZ cakton numrin e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Zgjedhjet e 11 majit, KQZ cakton numrin e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore
Shqipëri

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ cakton numrin e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore

admin
Last updated: 22/01/2025 12:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcaktoi sot  numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.

KQZ vendosi që lista shumemërore e kandidatëve që i nënshtrohen votimit
parapëlqyes nga zgjedhësit është e barabartë me numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore, ndërsa renditja e kandidatëve bëhet sipas rendit alfabetik të mbiemrit për secilin prej tyre.

Konkretisht në qarkun e Tiranës i cili ka 37 mandate 12 kandidatë do të jenë të renditur në listë dhe 37 do t’i nënshtrohen votës, ndërsa në qarkun e Durrësit që ka 14 mandate 5 kandidatë do të jenë të renditur në listë dhe 14 do t’i nënshtrohen votës.

Ndërsa në qarkun e Fierit me 16 mandate 5 kandidatë do të jenë të renditur në listë dhe 16 do t’i nënshtrohen votës; në qarkun e Korçës me 10 mandate 3 kandidatë do të jenë të renditur dhe 10 do t’i nënshtrohen votës; në qarkun e Kukësit me 3 mandate 1 do të jetë në listë dhe 3 do t’i nënshtrohen votës. Në qarkun Lezhë me 7 mandate 2 do të jenë në listë dhe 7 do t’i nënshtrohen votës.

Në Shkodër me 11 mandate 4 do të jenë në listë dhe 11 do t’i nënshtrohen votës dhe në Vlorë me 12 mandate 4 do të jenë në listë dhe 12 do t’i nënshtrohen votës.

Po ashtu, në qarkun e Beratit i cili ka 7 mandate, 2 prej kandidatëve do të jenë të renditur në listë dhe 7 do t’i nënshtrohen votës; në qarkun e Dibrës me 5 mandate, 2 janë të renditur dhe 5 do t’i nënshtrohen votës; në Elbasan me 14 mandate 5 janë të renditur dhe 14 i nënshtrohen votës dhe në Gjirokastër me 4 mandate 1 kandidat do të jetë në listë dhe 4 do t’i nënshtrohen votës.

Gjithashtu, KQZ kujtoi se lista shumëmerore duhet të respektojë kuotën gjinore.

“Për çdo zonë zgjedhore në zgjedhjet për Kuvendin një në çdo tre emra të kandidatëve të listës shumemërore me renditje të fiksuar i përket gjinisë më pak të përfaqësuar dhe një në çdo tre emra të listës shumemërore që i nënshtrohet votimit parapëlqyes duhet t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar. Mospërmbushja nga subjekti zgjedhor i detyrimit të sipërpërmendur sjell refuzimin e listës shumemërore për t’u regjistruar
në KQZ”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article SPAK, sekuestrim pasurive të organizatës kriminale në Elbasan
Next Article Klinsmann e cilëson Interin si skuadra më të fortë në Ligën e Kampionëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?