By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama: Pritëm 12 mln vizitorë të huaj në 2024-ën, sfidë ruajtja e qëndrueshmërisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama: Pritëm 12 mln vizitorë të huaj në 2024-ën, sfidë ruajtja e qëndrueshmërisë
Shqipëri

Rama: Pritëm 12 mln vizitorë të huaj në 2024-ën, sfidë ruajtja e qëndrueshmërisë

admin
Last updated: 22/01/2025 15:01
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror 2025 që po zhvillohet në Davos, në panelin “Mënyra se si ne udhëtojmë”, tha se Shqipëria ka hedhur hapa të mëdhenj sa i takon turizmit, teksa shtoi se ky sektor është prioritet për vendin tonë.

Ai tha se Shqipëria ishte një nga një vend ku aeroporti ishte një shkretëtirë, sot është një portë nga ku udhëtojnë rreth 10 milionë pasagjerë në vit.

“Ne në Shqipëri kemi aeroportin që po zhvillohet me ritmin më të shpejtë në Europë në dy-tre vitet e fundit. Kemi lënë mbrapa Beogradin, që ka pasur aeroportin më të madh në rajon”, u shpreh Rama.

“Ne kemi qenë Koreja e Veriut e Europës njëherë e një kohë. Në atë kohë, aeroporti ynë ishte praktikisht si një shkretëtirë. Të vije në Shqipëri në atë kohë, një nga kushtet ishte që të ishe marksist-leninist. Nuk po bëj shaka. Mesatarja vjetore para pak viteve ishte 5 mijë turistë. Vitin e kaluar e mbyllëm me përafërsisht 12 milionë turistë të huaj, në një vend me 2.5 milionë banorë. Aeroporti ynë shënoi 10 milionë pasagjerë që hynë dhe dolën nga territori shqiptar”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se shumë shpejt Shqipëria do të ketë një aeroport të dytë, që do të jetë në Vlorë, i cili do t’i vijë në ndihmë infrastrukturës në vend për të përballuar fluksin në rritje të turistëve.

“Sigurisht aeroportet janë shumë të rëndësishëm. Tani do hapim një aeroport të ri në Vlorë që është në jug të Shqipërisë. Nuk e di nëse njerëzit duan të qëndrojnë dhe të presin në aeroport, por kur qytetarët kanë tranzit, iu duhet të presin dhe sipërmarrjet që kanë investuar dhe janë angazhuar në aeroporte janë një mundësi për eksperiencë më të mirë gjatë qëndrimit”, u shpreh Rama.

Ai u shpreh se turizmi është “kali i betejës” për Shqipërinë, teksa theksoi dhe interesin e sipërmarrësve të huaj për investuar në Shqipëri.

“Turizmi për ne është një industri ku po investojmë dhe e kemi prioritet. Në Shqipëri po investohet nga veriu në jug, në mal, në det, kudo. Ju sjell dhe disa shembuj: Jared Kushner do të investojë në ishullin e Sazanit, ndërsa një investim i madh është duke u kryer nga një kompani arabe e njohur, e cila po ndërton portin turistik të Durrësit”, tha Rama.

Duke folur për turizmin e qëndrueshëm, Rama theksoi se së bashku me investimet jemi përpjekur të ruajmë ekuilibrin mes ruajtjes së natyrës dhe investimeve.

“Para se të ndodhte kjo, sfida jonë ishte si ta bënim një gjë të tillë realitet. Tani që po ndodh, ne kemi sfidë ruajtjen e ekuilibrit duke u përpjekur të mos humbim ato pasuri që duhet të ruajmë dhe po ndërtojmë ato që duhen. Është sfidë, sepse Shqipëria ka bukuri natyrore të jashtëzakonshme dhe larmi mbresëlënëse. Ndërkohë, ne kemi nevojë për investime, kështu që sfida për ne mbetet gjetja e një ekuilibri mes këtyre të dyjave. Po bëjmë më të mirën duke rritur nga njëra anë sipërfaqen e zonave të mbrojtura dhe duke krijuar më shumë instrumente për t’i transformuar këto zona të mbrojtura në burime zhvillimi dhe nga ana tjetër duke angazhuar arkitektë të njohur ndërkombëtarisht në projekte të një cilësie tjetër që i kemi parë tashmë rreth e rrotull nesh në rajon”, tha Rama.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ulja e çmimit të energjisë, Balluku: Shtohet trupa e lexuesve me 120 punonjës
Next Article VLEN: BDI dhe patericat e saj të humbur në të kaluarën, të izoluar në realitetin e sotëm!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?