By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kopshti i ri “Rilindja” në Tetovë zyrtarisht i hapur, ka kapacitet të kujdeset për 165 fëmijë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kopshti i ri “Rilindja” në Tetovë zyrtarisht i hapur, ka kapacitet të kujdeset për 165 fëmijë
Maqedoni

Kopshti i ri “Rilindja” në Tetovë zyrtarisht i hapur, ka kapacitet të kujdeset për 165 fëmijë

admin
Last updated: 22/01/2025 15:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 22 janar – Në Tetovë sot me solemnitet u shënua hapja e kopshtit të ri të fëmijëve “Rilindja” pranë Institucionit publik për kujdes të fëmijëve “Rinia”. Shiritin e kuq e prenë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami dhe drejtoresha Fatlinda Jaja, ndërsa më pas pati edhe fjalime rasti.

Kopshti i ri “Rilindja” ka kapacitet të kujdeset për 165 fëmijë të moshës parashkollore.

“Çdo fëmijë meriton të rritet dhe të zhvillohet në një mjedis që do të jetë i shëndetshëm dhe stimulues për të, që të mund të zhvillojë potencialin e tij. Për këtë arsye tregohet kujdes i veçantë që objektet të ndërtohen në përputhje me të gjitha standardet dhe kushtet më bashkëkohore si parakusht për edukim cilësor parashkollor”, theksoi ministri Limani.

Ai shprehi mirënjohjen e tij për Delegacionin e BE-së në vend për mbështetjen që marrim nga Komuna e Tetovës për përpjekjet për avancimin e mbrojtjes së fëmijëve dhe bashkëpunimin e shkëlqyer, por edhe për institucionin publik “Rinia”, për profesionalizmin në punë dhe përpjekjet për kujdes të pandërprerë ndaj më të vegjëlve.

Ambasadori Rokas porositi se BE-ja është krenare që i mbështetë projektet për arsim dhe politikë sociale në vend.

“Investimi në kopshtin në Tetovë e simbolizon prioritetin të cilin të gjithë ua japim gjeneratave të reja. Ata që do ta formojnë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe të BE-së. Së bashku, të gjithë ne synojmë drejt politikave arsimore dhe sociale të cilat do t’i prëforcojnë evropianët me diturinë e nevojshme dhe shkathtësi me shërbime adekuate për mbështetje sociale. Gjithçka fillon nga kopshtet”, tha Rokas.

Kryetari i Komunës, Bilall Kasami e ceki rëndësinë e hapjes së kopshtit për qytetarët e kësaj komune. Ai i përgëzoi punonjësit për punën e tyre, duke theksuar përgjegjësinë e tyre për procesin edukativo-arsimor të fëmijëve.

“Edhe pse nuk jeni prindërit e tyre biologjikë, mund të jeni një zëvendësues i mirë për ta. Ju keni përgjegjësinë për të ndërtuar dhe edukuar individë dhe individë të përgjegjshëm të cilët do të kontribuojnë në shoqëri, sepse prindërit e tyre morën përgjegjësinë për të punuar, paguar taksat dhe me ato taksa për të siguruar pagat tuaja”, tha Kasami.

Ndërtimi është financuar përmes programit vjetor të aksionit “Mbështetja e BE-së për arsim, punësim dhe politikë sociale” për vitin 2017 me buxhet të përgjithshëm prej rreth 805.000 euro, prej të cilave BE-ja financon rreth 705.000 euro dhe bashkëfinancon shteti nga buxheti nacional prej rreth 100.000 euro.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestohet një kontrabandist i emigrantëve
Next Article Takim Bozhinovska – Gabriel: E ardhmja energjetike mbështetet nga BEI

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?