By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Votimi nga jashtë, PD: KQZ të sqarojë shqiptarët se ka zyrë vetëm në Tiranë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Votimi nga jashtë, PD: KQZ të sqarojë shqiptarët se ka zyrë vetëm në Tiranë
Shqipëri

Votimi nga jashtë, PD: KQZ të sqarojë shqiptarët se ka zyrë vetëm në Tiranë

admin
Last updated: 22/01/2025 16:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

I deleguari politik i Partisë Demokratike në Korçë, Ivi Kaso deklaroi sot se, Partia Socialiste po tenton të manipuloi votën e emigrantëve.

“Niko Peleshi, prej 21 vjetësh në pushtet, sa në Korçë e sa në Tiranë, për të mbetur në pushtet sa më gjatë është gati të bëjë gjithçka brenda e jashtë ligjit. Ai, bashkë me lukuninë e ministrave dhe drejtorëve të pushtetit, janë sulur në Greqi e gjetkë, për të patronazhuar vullnetin e shqiptarëve duke keqpërdorur të dhënat e tyre”, u shpreh Kaso në një deklaratë për mediet nga selia e PD.

Kaso tha se, “si pjesë e këtij plani për manipulim të votës së 11 majit, ai ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ”.

Kaso u bëri thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare.

“U bëjmë thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me Konsullatën shqiptare, edhe kjo një shkelje më vete, dhe të kuptojnë se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit”, theksoi Kaso.

Ai i bëri thirrje Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve që të sqarojë qytetarët se KQZ ka zyra vetëm në Tiranë dhe operon përmes sajtit zyrtar online.

“Çdo zyrë që paraqitet si e KQZ është një përpjekje e Rilindjes për të manipuluar dhe gënjyer emigrantët shqiptarë. Patronazhimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale në këto zyra cenon standardin e zgjedhjeve, rrëmben kompetencat dhe autoritetin e KQZ dhe përbën vepër penale”, tha Kaso.

Ai theksoi se PD do të jetë vigjilente në monitorimin e tyre dhe në referimin në organet ligjzbatuese të çdo shkelje që ndodh në to, dhe për këtë fton gjithë qytetarët në diasporë të denoncojnë pranë PD çdo shkelje që ndodh në to.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministri i Financave të Ugandës vizitoi Shtëpinë e Kosovës në Davos, mirëpritet nga Rizvanolli
Next Article Beci takon Myftiun e Shkodrës: Projekte infrastrukturore për komunitetin islam dhe qytetarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?