By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kambovski nuk tregon nëse ka ndonjë rast ndaj Bexhetit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kambovski nuk tregon nëse ka ndonjë rast ndaj Bexhetit
Maqedoni

Kambovski nuk tregon nëse ka ndonjë rast ndaj Bexhetit

admin
Last updated: 22/01/2025 19:55
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 janar – Kryetari i ri i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski, nuk zbuloi nëse Këshilli po merr masa ndaj gjykatësit Enver Bexheti, i cili në fund të vitit të kaluar përfundoi në listën e zezë të SHBA-së për marrje ryshfeti në rastet e lidhura me ish-kreun e DSK-së Sasho Mijallkov. Kambovski thotë se ligji aktual nuk lejon deklarime publike nëse gjykata po zhvillon apo jo procedurë disiplinore ndaj ndonjë gjykatësi konkret.

“Në Këshillin gjyqësor janë duke u zhvilluar disa procedime ndaj gjykatësve, por emrat e atyre kolegëve nuk mund t’i tregoj, duke qenë se ato procedura janë sekrete. Që do të thotë, jo se nuk dua unë apo Këshilli gjyqësor, por ligji na ndalon ta bëjmë publikisht. E vetmja mënyrë që këta emra apo procedime të bëhen të kapshme është nëse vetë ata gjykatës kërkojnë që ato procedura të bëhen publike, atëherë nuk do ta kishim problem të themi se po zhvillohen procedura ndaj ndonjë gjykatësi konkret”, tha Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor kishte nisur procedurë për përgjegjësi ndaj Bexhetit, por më pas anëtarët vendosën që ai të dënohet vetëm në të holla, edhe pse konstatuan se çështjen e përgjimeve masive e kishte mbajtur pa të drejtë në sirtar për muaj të tërë, ku i dyshuari i parë ishte Mijallkov. Lidhur me kritikat e ekzekutivit për punën e Këshillit, Kambovski thotë se nuk e ndjen si presion, por është normale që të ketë mosmarrëveshje.

“Pushteti ndahet në pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Është normale që të ketë komunikim mes këtyre tre autoriteteve dhe është normale që ndonjëherë të ketë mosmarrëveshje. Secili punon në domenin e vet dhe secili punon në përputhje me ligjet dhe kushtetutën. Pra, nëse ndonjë nga autoritetet ndonjëherë kritikon njëri-tjetrin, unë nuk e konsideroj atë presion, secili punon brenda kompetencave të veta”, u shpreh Aleksandar Kambovski, kryetar i Këshillit gjyqësor.

Më 3 janar, Kambovski u zgjodh njëzëri si kryetar i ri i Këshillit gjyqësor. Ai është anëtar i këtij organi që nga viti 2024. Ai sot u sot udhëhoqi seancën e parë.

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për shkak të mjegullës ulet dukshmëria në grykat malore Gjavatë dhe Presekë si dhe në Stracin, Prilep, Manastir, Koçan dhe Fushëgropën e Strumicës
Next Article Këshilli gjyqësor ka vendosur të shpallë zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Supreme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?