By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kosta: Zgjerimi i BE-së, investim gjeostrategjik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kosta: Zgjerimi i BE-së, investim gjeostrategjik
MaqedoniTOP LAJM

Kosta: Zgjerimi i BE-së, investim gjeostrategjik

admin
Last updated: 22/01/2025 20:48
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Strazburg, 22 janar – Siguria kontinentale dhe gjeopolitika më e sigurt vjen nga zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor. Kështu tha kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, në seancën plenare të Parlamentit Evropian mbi konkluzat e samitit të 19 dhjetorit. Sipas tij, vendet aspirante po përmbushin obligimet dhe të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Bashkimi Evropian.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj zgjerimit si investimi më i madh gjeopolitik për paqen dhe sigurinë, për popullin tonë dhe kontinentin tonë. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia po punojnë shumë për të përmbushur angazhimet e tyre. Nuk ka dyshim se e ardhmja e këtyre vendeve është në Bashkimin tonë. Është koha që ne t’i zbatojmë premtimet tona, ashtu siç ata i përmbushin detyrimet e tyre”, – deklaroi kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Kosta.

Lejen: Kemi hyrë në epokë të konkurrencës

Që Evropa ka hyrë në një epokë të re të konkurrencës së ashpër gjeostrategjike, tha edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen. Bota sot është multipolare dhe hap mundësi të reja për Evropën, tha ajo, duke shtuar nevojën e përforcimit evropian në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe të BE-së me vendet e treta, bazuar në interesat e përbashkëta dhe prosperitet të ndërsjellë.

“Kjo dinamikë e re do të dominojë gjithnjë e më shumë marrëdhëniet ndërmjet aktorëve globalë. Rregullat e angazhimit po ndryshojnë. Disa në Evropë mund të mos pëlqejnë këtë realitet të ri, por ne duhet të përballemi me të. Vlerat tona nuk ndryshojnë, por që t’i ruajmë ato duhet të ndryshojë diçka, para së gjithash, kemi detyra të shtëpisë. Nëse duam t’i mbrojmë interesat duhet të jemi po ashtu ekonomikisht të fuqishëm.”, – theksoi kryetarja e KE-së, Ursula von der Lejen.

Kryeministri bullgar takon krerët e BE-së

Krerët e institucioneve të BE-së në Strasburg, takim me kryeministrin e ri të Bullgarisë, Rosen Zheljaskov.

Sipas mediave të huaja, ky i fundit ua ka prezantuar prioritetet kryesore të Qeverisë bullgare. Po ashtu është vërtetuar besimi i ndërsjellë mes Qeverisë bullgare dhe institucioneve të reja të Unionit.

Në fokus të bisedimeve edhe temat nga agjenda evropiane.

Paraprakisht kryeministri, Zheljaskov, është takuar me eurodeputetët bullgarë, ku ka theksuar kthimin e Bullgarisë në qendër të proceseve politike në Evropë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Aksion policor, sekuestrohen veshje të markave të njohura nëpër dyqanet e Tetovës
Next Article Bedri Hamza premton mbështetje për gratë: Unë besoj në një Kosovë, ku gratë janë të lira t’i ndjekin ëndrrat e tyre

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?