By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jovanoviq: Nëse realizohen paralajmërimet e Trampit për doganat për Kinën dhe BE-në, kjo do të thotë luftë tregtare dhe ngadalësim të rritjes globale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Jovanoviq: Nëse realizohen paralajmërimet e Trampit për doganat për Kinën dhe BE-në, kjo do të thotë luftë tregtare dhe ngadalësim të rritjes globale
Maqedoni

Jovanoviq: Nëse realizohen paralajmërimet e Trampit për doganat për Kinën dhe BE-në, kjo do të thotë luftë tregtare dhe ngadalësim të rritjes globale

admin
Last updated: 23/01/2025 11:16
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 janar – Nëse realizohen paralajmërimet e presidentit amerikan Donald Tramp për dogana Kinën dhe Evropën, sipas profesorit universitar nga Instituti i Vjenës, Branimir Jovanoviq, kjo do të thotë fillim të luftës tregtare, pasi me siguri është se Kina dhe Bashkimi Evropian do të përgjigjen me masa të ngjashme.

Kjo, siç thotë Jovanoviq, do të thotë çmime më të larta për produktet inportuese, më pak import dhe eksport, inflacion më të lartë dhe aktivitet më të ulët ekonomik.

“Në çfarë mase, do të varet nga ajo deri ku shkojnë punët, por në ndonjë skenar të butë, modelet tregojnë se rritja globale do të ngadalësohej për rreth 0,3 pikë procentuale,  ndërsa në rastin më të keq, për një pikë të plotë. Duke marrë parasysh atë se BPV botëror është rreth 110 trilionë dollarë, kjo do të thotë se çmimi i luftës tregtare do të ishte mes 350 dhe 1.100 miliardë dollarë në vit”, thotë Jovanoviq në deklaratë për MIA-n.

Lidhur me Maqedoninë, efekti kryesor do të ishte përmes aktivitetit të zvogëluar ekonomik në BE, që do të reflektohet në importin e Maqedonisë së Veriut. Në atë rast, Jovanoviq pret zvogëlim të rritjes ekonomike, por jo edhe recesion.

“Duke marrë parasysh se industria e automobilave ndoshta do të ishte e para që do të goditet nga doganat, ndërsa eksporti i Maqedonisë së Veriut në BE është kryesisht në këtë veprimtari, efektet ndoshta do të ishin diçka më të mëdha se sa për rritjen globale. Por, nuk do të prisja që të vijë deri te recesioni, me siguri është se rritja do të ngadalësohej për 0,5-1,5 pikë procentuale, respektivisht, në vend që BPV-ja të rritet për 3 për qind në vit, do të rritej për 1,5-2,5 për qind”, tha Jovanoviq për MIA.

Ai potencoi se Tramp kohë të gjatë paralajmëron se do të vendos dogana, edhe për BE-në edhe për shtetet tjera, por, thotë se, sipas asaj që e bën në disa ditët e para, duket se doganat do t’i shfrytëzojë si mjet për realizimin e qëllimeve tjera.

“Konkertisht, do të kërkojë që BE-ja të blejë më shumë armë, naftë dhe gaz nga Amerika dhe do të shantazhojë se do të vendos dogana nëse nuk vjen deri te kjo. Sipas deklaratave të deritanishme të politikanëve evropianë, duket se shumica e tyre pajtohen ta bëjnë këtë, që është një lloj i gjunjëzimit para Trampit dhe me siguri do ta shpëtonte BE-në nga doganat, të paktën për një kohë. Çështja është se deri kur mund të shkojë ashtu, dhe mendoj se nuk do të mundet gjatë, pasi Trampi vazhdimisht do të ketë kërkesa të reja, që njerëzit në Evropë nuk do të mund të durojnë. Për këtë shkak vlerësoj se është vetëm çështje kohe kur doganat do të vendosen, edhe për BE-në edhe për Kinën, por edhe për vendet tjera”, thotë Jovanoviq në deklaratë për MIA-n.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Toshkovski dhe Pamer kanë diskutuar për luftën kundër kontrabandimit të njerëzve, migracionit të paligjshëm, terrorizmit dhe krimit kibernetik
Next Article Përdorën telefonin gjatë vozitjes, gjobiten dy shoferë në Kamenicë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?