By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë
Maqedoni

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

admin
Last updated: 23/01/2025 11:55
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Lëvizja Vetëvendosje thotë se ka pranuar një mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë (SPÖ).

Në letrën e publikuar nga LVV thuhet se Partia Social-demokrate e Austrisë ka pohuar se Kurti gjatë qeverisjes së tij ka pasur program ambicioz përkundër rrethanave sfiduese, transmeton Telegrafi.

“Në dritën e zgjedhjeve parlamentare të datës 9 shkurt në Kosovë, unë, në emër të Partisë Social-demokrate të Austrisë (SPÖ), dua t’u shpreh dëshirat tona më të mira Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! Në katër vitet e kaluara, Kryeministri Albin Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE!, kanë qeverisur me një program ambicioz social-demokratik përkundër rrethanave shumë sfidues. Drejtësia sociale, rritja ekonomike dhe fuqizimi i institucioneve demokratike kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë udhërrëfyesit e agjendës politike të partisë suaj. Përpjekjet tuaja të vazhdueshme kanë prodhuar përmirësime të rëndësishme për shtetin tuaj, gjë që është pranuar edhe ndërkombëtarisht”, thuhet mes tjerash në letër.

Po ashtu, në letrën e Partisë Social-demokrate e Austrisë thuhet se “qytetarët e Kosovës, meritojnë një qeveri që do të hapë rrugën më tej për reforma dhe për një të ardhme të begatë, të lirë dhe demokratike”.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjykata pranoi kërkesën për amnisti për të akuzuarit në rastin “Organizatorët e 27 prillit”
Next Article Man City planifikon ofertën zyrtare për yllin e Juventusit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?