By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: “Prokuroria e Abaz Zajazit” ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: “Prokuroria e Abaz Zajazit” ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit
MaqedoniTOP LAJM

VLEN: “Prokuroria e Abaz Zajazit” ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit

admin
Last updated: 23/01/2025 15:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 janar – “BDI e listave të zeza dhe organizata kriminale për 20 vjet pushtet ka kapur dhe ngulfatur çdo institucion shtetëror. Prokuroria abaziane e udhëhequr nga Islam Abazi i BDI-së non-grata, ka dhënë mendim pozitiv për amnistimin e organizatorëve të 27 prillit. E njëjta prokurori, pa asnjë përgjegjësi, më parë vendosi masa lehtësuese për të shpëtuar Ixhet Memetin dhe gjykatësin Naqe Gjeorgjiev. A është kjo drejtësia që shqiptarët meritojnë? Pyesim se kujt po i shërbejnë njerëzit e instaluar në gjykata e prokurori nga BDI nongrata.

Për 22 vjet, BDI-non grata ka mbajtur pushtetin me metodat më të ulëta, duke manipuluar dhe shfrytëzuar shqiptarët si mish për top, vetëm për të mbushur xhepat e tyre. Kjo bandë kriminale ka vjedhur, ka kërcënuar marrëdhëniet ndëretnike dhe ka destabilizuar vendin për të qëndruar në pushtet me çdo kusht!

SHBA-të e kanë thënë qartë – vula është vënë! BDI dhe gjyqësori kanë qenë një trup e një shpirt. Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti, për para, liruan nga burgu kryekriminelin Sasho Mijallkov. Në mënyrë spektakolare, ata bënë plane për kthimin e Nikolla Gruevskit në Shkup.

BDI është e gatshme të jep gjithçka vetëm për arsyen që të ketë një shkak për ta sulmuar VLEN-in. Jo, se kanë urrejtje për VLEN-in por se kanë filluar ta urrejnë veten në opozitë, parat e paligjshme u shkojnë shpejt e po përjetojnë panik nga zbrazja e arkave të tyre private të mbushura nga arka publike.

Këto raste janë dëshmi e qartë e mënyrës se si ka funksionuar oktapodi i krimit dhe korrupsionit në këtë shtet. Fillimisht mohojnë gjithçka, por kur provat bëhen të pamohueshme, del në skenë prokuroria “abaziane” për të shpëtuar miqtë e krimit dhe korrupsionit. Mjaft më! Populli është i lodhur nga padrejtësitë dhe nga shfrytëzimi i pafytyrë i shtetit për interesa personale. Koha për drejtësi dhe llogaridhënie është tani!”. theksohet në komunikatën për shtyp nga koalicioni VLEN – Zëri i popullit!

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article BDI: Gjuhët zyrtare janë pasuri e përbashkët e shtetit dhe një garanci për barazinë e të gjithëve
Next Article Ministria e Arsimit e RMV-së: Oborret e shkollave të mos shndërrohen në kafene

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?