By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Situata me troftën në liqenin e Ohrit është shqetësuese
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Situata me troftën në liqenin e Ohrit është shqetësuese
Maqedoni

Situata me troftën në liqenin e Ohrit është shqetësuese

admin
Last updated: 23/01/2025 18:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ohër, 23 janar – Përderisa Shqipëria gjatë viteve të fundit ka kryer shumim artificial, liqeni i Ohrit me miliona vezë të troftës, gati gjashtë vite nuk ka aktivitet të këtillë, gjë që e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën me këtë lloj peshku endemik. Më në fund, liqeni në anën e Maqedonisë do të mbushet me 1 milion e 50 mijë vezë të reja. Për vezët janë përgjegjës institucioni shkencor Instituti hidrobiologjik i Ohrit dhe Instituti i blegtorisë në Shkup, i cili ka stacione shumimi në Strugë.

“Ata e kanë obligim të sigurojnë 1 milion e 50 mijë vezë nga të cilat më vonë liqeni i Ohrit do të pasurohet me troftë Ohri. Ky aktivitet është shumë i rëndësishëm për ne si shtet sepse synon ruajtjen e troftës si një nga pasuritë tona kombëtare. Më vjen keq që kjo nuk ka ndodhur vitet e fundit, e cila ka çuar në shkatërrimin apo zhdukjen e kësaj specie të rëndësishme e cila është shumë e rëndësishme për ne si vend”, deklaroi Cvetan Tripunoski- Ministër i bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave.

“Janë vërejtur ndryshime të caktuara apo çekuilibër të popullatës, ciklin e tyre jetësor, ndryshime në mënyrën e të ushqyerit, çekuilibër në gjeneratë dhe jetëgjatësinë, që i kemi hasur gjatë hulumtimit. Nëse do të vazhdonte ky trend i mospërmbushjes së aktiviteteve tona, vezëve artificiale dhe shumimi i troftës së Ohrit, situata do të ishte shqetësuese”, u shpreh Orhidea Taseska– drejtoreshë e Institutit hidrobiologjik– Ohër.

Shumimi ka nisur më 16 janar dhe po zhvillohet me dinamikën e planifikuar. Deri më tani janë grumbulluar 255 mijë vezë, të cilat janë duke u vendosur në inkubatorët e institutit.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për ASH-në e Ziadin Selës, vendimi i sotëm për faljen e organizatorëve të 27 prillit varros drejtësinë
Next Article Vazhdon të rritet numri i të prekurve nga gripi, mjekët: Kulmi do të arrihet në shkurt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?