By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Shkolla e Cërnilishtes në gjendje të mjerueshme, prindërit: Fëmijët janë të rrezikuar nga punimet e stërzgjatura ndërtimore

admin
Last updated: 23/01/2025 18:54
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 janar – Kjo është gjendja momentale e shkollës fillore “Ismail Qemali” të fshatit Cërnilishtë të Komunës së Dollnenit. Siç shihet edhe nga fotot dhe videot të siguruara nga Alsat gjendja paraqitet e mjerueshme në këtë objekt shkollor ku mësimin e ndjekin mbi 300 nxënës nga klasa e parë deri atë të nëntë.

Disa nga prindërit që kontaktuam shprehen të revoltuar për kushtet në shkollë duke shtuar se fëmijët e tyre ndjehen të rrezikuar derisa zhvillojnë procesin mësimor. Gjithashtu, prindërit ankohen për mungesë të ngrohjes në klasat ku zhvillohet mësimi. Nga pamjet e siguruara shihet se si nxënësit ngrohen nga një ngrohëse elektrike ndërsa radiatorët janë të ftohtë.

Për gjendjen në këtë shkollë kontaktuam drejtorin Muamet Sulemani i cili tha se kushtet në shkollë nuk janë ashtu si paraqiten në foto dhe video. Sipas drejtorit, ngrohja nuk mungon mirëpo nuk arrin temperaturën e duhur për shkak të punimeve ndërtimore që po zhvillohen në këtë objekt. Madje, Sulemani se për këtë gjendje është i informuar edhe Këshilli i Prindërve.

“Ne kur e shohim se temperaturat janë më të ftohta dhe objekti nuk e mundëson ose ky rrjeti i ngrohjes nuk i plotëson kushtet ne atëherë i shkurtojmë orët ose do ta ndërpresim me leje nga komuna ditën që ta kompensojmë”, deklaroi Muamet Sulemani, drejtor I sh.f “Ismail Qemali” Cërnilisht.

Gjithashtu, drejtori Sulemani tha se kaosi në shkollën fillore “Ismail Qemali” është krijuar për shkak të stërgjatjes së punimeve ndërtimore që kanë të bëjnë me objektin shtesë që ka nisur të ndërtohet në shtator të vitit 2023 dhe nuk ka përfunduar ende. Objekti shtesë parasheh ndërtimin e 7 klasave dhe 2 zyrave për stafin mësimor. Afati i përmbylljes së këtij projekti ishte në dhjetor të vitit 2024 ndërsa tash është shtyrë sërish për në shtator të këtij viti.

“E kemi informuar komunën se zvarritet ndërtimi, disa herë kam bërë takime me kryetarin e komunës së Dollnenit ku edhe ai shpesh herë ka intervenuar me kohë te Ministria edhe te këto firmat që janë zgjedhur për të realizuar projektin. Por, ato deri tash janë ndërruar tre firma, nuk e di se çka është puna. Njëherë njëri fillon pastaj tjetri, pastaj tjetri dhe kështu ka arrit deri te kjo që ne të pësojmë si shkollë duke i mbajt ato ndër vete inatet, nuk e di se çka”, tha Muamet Sulemani, drejtor I sh.f “Ismail Qemali” Cërnilisht.

Nga Ministria e Arsimit thanë se do të shqyrtojnë detajisht pengesat eventuale që tashmë kanë shkaktuar vonesën e ndërtimit të objektit shtesë të shkollës në fjalë.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Vazhdon të rritet numri i të prekurve nga gripi, mjekët: Kulmi do të arrihet në shkurt
Next Article Historia e balerinës e cila u bë e para që realizoi turne rreth botës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?