By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rama lajmëron krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit: Linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Rama lajmëron krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit: Linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme
Shqipëri

Rama lajmëron krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit: Linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme

admin
Last updated: 24/01/2025 11:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është shprehur se ditën e sotme kanë zhvilluar një mbledhje të Qeverisë, për të diskutuar për dy zhvillime të rëndësishme.

Komentet Rama i bëri përmes një videoje të publikuar në faqen e tij në Facebook, ku tha se do të finalizohet projektligji për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Ai tha gjithashtu se zhvillimi i dytë është se Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme, me fokus kryesor te bujqësia, shkruan A2 CNN.

Rama shtoi se financimi do të jetë 250 milionë euro dhe sipas tij, ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë në mbështetje me kredi të buta, të agropërpunimit, të serave, të agroturizmit, etj.

“Sapo kemi mbaruar një mbledhje për dy çështje të zhvillimit. E para finalizimi i projektligjit mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit. Falë bashkëpunimit me një institucion financiar prestigjioz të Italisë, jemi gati t’ia shtojmë Shqipërisë këtë motor zhvillimi në këtë stad të ri të vendit.

Projekti është bindës dhe së shpejti do të hidhet për diskutim publik. Banka do të menaxhohet nga një super skuadër shqiptaro-italiane. Do të garantojë një qeverisje të pavarur dhe profesionale të saj.

E dyta, Banka e Shqipërisë sapo ka miratuar një linjë të re financimi për ndërmarrjet e vogla e të mesme, me fokus kryesor te bujqësia. 250 milionë euro. Kemi diskutuar që ta mbështesim nga Qeveria këtë linjë financimi edhe me një garanci sovrane. Ky është volumi më i madh i vënë ndonjëherë në mbështetje me kredi të buta, të agropërpunimit, të serave, të agroturizmit, e me radhë”, tha Rama, shkruan A2 CNN.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përse nuk shihet akoma asnjë përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në Davos?
Next Article Spekulimet për orientimin seksual, reagon për herë të parë miku i Jozit: Familja e tij është në gjendje të rëndë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?