By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bastisje në Shkup dhe Gostivar, katër persona dyshohen për veprën “organizatë terroriste”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Bastisje në Shkup dhe Gostivar, katër persona dyshohen për veprën “organizatë terroriste”
KronikaMaqedoni

Bastisje në Shkup dhe Gostivar, katër persona dyshohen për veprën “organizatë terroriste”

admin
Last updated: 24/01/2025 11:44
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 janar – Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme që kanë filluar në dhjetor të vitit të kaluar, lidhur me parandalimin dhe shuarjen e kërcënimeve terroriste, dje nën udhëheqjen e një prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u krye aksioni i koordinuar i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe departamenteve për shuarjen e krimit të organizuar dhe të rëndë dhe për operacione speciale policore në kuadër të Ministrisë së Brendshme.

Janë kryer bastisje në pesë lokacione në Shkup dhe Gostivar, përfshirë një shtëpi dhe objekte tjera, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një pistoletë, material propagandistik, telefona, pajisje kompjuterike dhe sende të tjera që do t’i nënshtrohen ekspertizës së mëtutjeshme mjeko-ligjore.

Nga ky aksion policor janë ndaluar katër persona.

Aksioni është rezultat i veprimeve të kryera nga Laboratori i Forenzikës Digjitale pranë Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku u zbuluan disa grupe në rrjetin social “Telegram”, në të cilat të dyshuarit ndanin materiale propaganduese të blerë dhe përkthyer më parë të ISIS-it dhe kanë rekrutuar anëtarë të rinj.

Prokurori kompetent, duke vepruar sipas kallëzimit penal, ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj këtyre personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale “organizatë terroriste”.

Duke pasur parasysh se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik në fjalë ka paraqitur propozime te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të gjithë të dyshuarve. Gjykatësi e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Padi ndaj drejtorit pasi gjatë pushimit vjetor u pagua sikur të punonte orë shtesë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Menduh Thaçi kreu homazhe tek varri i Arbën Xhaferit
Next Article Dua Lipa merr vëmendjen me stilin unik dhe shik në Aeroportin “John F. Kennedy” të New Yorkut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?