By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “BE për shkollat”, 75 milionë euro për rindërtimin e 63 institucioneve arsimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “BE për shkollat”, 75 milionë euro për rindërtimin e 63 institucioneve arsimore
Shqipëri

“BE për shkollat”, 75 milionë euro për rindërtimin e 63 institucioneve arsimore

admin
Last updated: 24/01/2025 12:01
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri, publikoi rezultatet e deritanishme në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, kombëtarë dhe lokalë për rindërtimin apo riparimin e objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019.

Programi “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Europian me 75 milionë euro dhe i zbatuar nga UNDP në Shqipëri, po mbështet rindërtimin dhe/ose riparimin e 63 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti, duke përfshirë çerdhe, kopshte, shkolla dhe konvikte. Rreth 25000 nxënës, fëmijë e mësues janë përfitues të drejtpërdrejtë nga ky projekt.

Deri tani, në kontekstin e “EU4Schools” kanë përfunduar 59 objekte arsimore që ofrojnë kushte dhe standardet më të mira për fëmijët dhe mësuesit.

Sipas PNUD, nëpërmjet projektit “Mbështetja kroate për rimëkëmbjen e arsimit” (CERS), i financuar nga qeveria kroate dhe i zbatuar nga UNDP në Shqipëri, është rindërtuar nga e para shkolla 9-vjeçare & kopshti “Iliria” në Fushë-Krujë, si dhe është mundësuar pajisja me mjetet më të fundit teknologjike të tetë laboratorëve të TIK në gjashtë bashki të ndryshme të vendit.

Ndërkohë, falë projektit “Mbështetja për Infrastrukturën Komunitare” (CIS), me financim nga qeveritë e Danimarkës 🇩🇰 dhe British Embassy Tirana,  me bashkëfinancim gjithashtu të Bashkia Durres dhe zbatim nga UNDP në Shqipëri, janë rindërtuar ose riparuar tre objekte të ndryshme arsimore, pjesë e bashkisë Durrës: Shkolla 9-vjeçare “Zyber Sallaku” Manzë, Durrës; Kopshti “Isuf Ferra” dhe palestra e shkollës në Shkozet, Durrës; Shkolla e mesme e bashkuar “Jusuf Hoti” dhe kopshti i ri në Katund të Ri, Durrës.

Investimi në arsim është gjithmonë investimi më i mirë për të ardhmen. Në këtë aspekt, kemi hedhur gurthemelë të rëndësishëm për të ardhmen e brezave të rinj të Shqipërisë, shprehet PNUD.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot stabil dhe relativisht i ngrohtë deri të mërkurën
Next Article Tabaku: Qeveria, 400 milionë euro për projekte me karakter elektoral

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?