By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: GJKKO kthen për hetim dosjen e Dogjanit, deputeti: Triumf i drejtësisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > GJKKO kthen për hetim dosjen e Dogjanit, deputeti: Triumf i drejtësisë
Shqipëri

GJKKO kthen për hetim dosjen e Dogjanit, deputeti: Triumf i drejtësisë

admin
Last updated: 24/01/2025 12:03
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka kthyer për rihetim çështjen ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani, i cili akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie.

GJKKO me vendimin e sotëm i la afat SPAK dy muaj për rihetimin e të gjitha akteve. Vetë deputeti e konsideroi vendimin e GJKKO, një triumf të drejtësisë, dhe fundin e epokës së qeverisjes “Rama”.

“Vendimi i gjykatës së sotme për të rikthyer çështjen edhe njëherë për hetime se nuk është bërë hetimi i plotë, tregon se triumfon drejtësia. Unë kam pasur një periudhë të vështirë. Sot ka triumfuar drejtësia edhe është fundi i Edi Ramës”, tha Dogjani.

“Ky është triumf i drejtësisë. Gjykata ka shpallur pavlefshmëri të akteve të hetimeve paraprake dhe ka kthyer për një periudhë 2 mujore për hetimin e çështjes. Caktoi kryerjen e të gjitha detyrave të kërkuara nga ne. Kjo vepër penale e supozuar, ku është bërë nga një mashtrues të kallëzuar nga unë për vjedhjen e pronës publike, gjykata epa dhe e kuptoi se është hakmarrja”, shtoi Dogjani.

Dogjani u shpreh se me vendimin e dhënë nga GJKKO, ringjallet shpresa e qytetarëve shqiptarë te sistemi i drejtësisë.

“Kjo është një shpresë për qytetarët që të kallëzojnë e denoncojnë çdo vepër penale, çdo korrupsion”, deklaroi Dogjani.

Më 30 dhjetor të vitit që lamë pas, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgoi për gjykim Dogjanin, pasi e akuzonte për deklarim të rremë të pasurisë.

SPAK pretendonte se Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti me sipërfaqe 128.4 m2, në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tabaku: Qeveria, 400 milionë euro për projekte me karakter elektoral
Next Article Begaj: Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, Serbi dhe kudo në diasporë, mbeten në vëmendjen tonë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?