By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Fatlind Ajdini dy herë ka kërkuar dorëheqjen nga pozita e ushtruesit të detyrës, Ministria e Kulturës ende pa përgjigje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Fatlind Ajdini dy herë ka kërkuar dorëheqjen nga pozita e ushtruesit të detyrës, Ministria e Kulturës ende pa përgjigje
Maqedoni

Fatlind Ajdini dy herë ka kërkuar dorëheqjen nga pozita e ushtruesit të detyrës, Ministria e Kulturës ende pa përgjigje

admin
Last updated: 26/01/2025 15:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 26 janar – Mungesa e fondeve të mjaftueshme nga Qeveria për vazhdimin e ndërtimit të teatrit të ri dhe bibliotekës së Tetovës, ka detyruar drejtorin aktual të shtëpisë së kulturës që është edhe mbikëqyrëse e këtij ndërtimi që të deponoj dy herë dorëheqjen në Ministri, edhe pse e njëjta nga ministria nuk i është pranuar. Drejtori Aktual i shtëpisë së kulturës që është ushtrues detyre, thotë se, Shtëpia e kulturës, nuk ka kapacitetin dhe mundësinë apo kuadrin për të mbikëqyrur ndërtimin e këtij projekti, andaj ai përveç dorëheqjes së tij, kërkon nga Ministria që ajo të merr nën mbikëqyrje ndërtimin e objektit.

Ajdini në linjë telefonike për Alsat tha se postin e ushtruesit të detyrës e ka pranuar vetëm deri në zgjedhjen e një drejtori të ri. Ajdini thotë se arsyeja më e madhe për dorëheqjen e tij që ende si pranohet, është edhe mungesa e fondeve për vazhdimin e projektit për objektin e teatrit dhe bibliotekës.

“Mundësitë e mia kapacitetet energjitë janë pro për të menaxhuar me qendrën e kulturës por këtu kemi të bëjmë me mbykqyrjen e investimit më të madh të shtetit dhe mendoj se shtëpia e kulturës, është institucion i vogël për të menaxhuar me këtë projekt të madh. Ne në institucionin tonë nuk kemi kuadro, inxhinier sektor investimesh apo të ngjashme që do menaxhoin dhe kontrollonin ndërtimin e këtij objekti. Këtë mundësi e ka Ministria e kulturës sepse ka kuadrot atje. Kjo është edhe një arsye më tepër për të dhënë dorëheqje, sepse 300 milion denarë është paraparë për këtë vit, por duke parë se dinamika e realizimit në vitet e fundit nuk ka shkuar si duhet, për periudhën 2021-2024 kemi vetëm 50 për qind të realizimit të dinamikës që është dashur të realizohet, ndërsa në terme të përgjithshme pra, është realizuar vetëm 29 për qind e gjithë asaj që duhet realizuar deri në fund për tu përmbyll projektin. E tani kur pritet të realizohen 300 milion e ndërsa buxheti duhet të jetë rreth 500 milion, Qeveria ndan një shumë qesharake prej vetëm 15 milion denarë, që është 1.5 për qind e buxhetit që duhet të alokohet”, tha Fatlind Ajdini, UD Drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Tetovë.

Ai i kërkoi Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës që të vënë dorë mbi këtë projekt dhe kjo përfundimisht të përmbyllet. Në fund të 2021 nisi faza e dytë e projektit por planet për realizimin e tërësishëm u shtynë shpejt. Ish ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska për herë të fundit shtyu afatin për në vitin 2027.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë, shumë nxënës në shtëpi për shkak të gripit
Next Article Shpërngulja nga Pollogu drejt Evropës vazhdon, rritet numri i nxënësve që kërkojnë fletëshpërngulje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?