By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Revolucioni teknologjik, shqiptarët më pak të interesuarit në botë për t’u trajnuar
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Revolucioni teknologjik, shqiptarët më pak të interesuarit në botë për t’u trajnuar
Shqipëri

Revolucioni teknologjik, shqiptarët më pak të interesuarit në botë për t’u trajnuar

admin
Last updated: 27/01/2025 09:02
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me nevojat e tregut të punës.

UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në raportin Global të Monitorimit të Edukimit vuri në dukje se të rriturit shqiptarë kishin pjesëmarrjen më të ulët në trajnime në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por edhe në grupin e 120 vendeve që u morën në studim.

Sipas të dhënave, vetëm 3% e të rriturve shqiptarë nga mosha 25-54 vjeç marrin pjesë në trajnime, duke u renditur të fundit në krah të Tailandës dhe Mongolisë në mesin e 30 vendeve të klasifikuara në grupin me të ardhura të mesme.

Kjo pjesëmarrje e ulët në të ardhmen bëhet pengesë për rritjen e produktivitetit të punës dhe për kapërcimin në një nivel tjetër ekonomik.

Nga vendet e të njëjtit grup, pjesëmarrjen më të lartë në trajnime për rritjen profesionale e kishte Bjellorusia me rreth 18%, e ndjekur nga Tavaluja me 14%.

Në ekonomitë e sotme me zhvillim të shpejtë teknologjik, njohuritë dhe aftësitë mund të vjetërsohen shpejt dhe nuk u përgjigjen nevojave të tregut të punës.

Të mësuarit gjatë gjithë jetës po bëhet gjithnjë e më shumë thelbësor për integrim në tregje. UNESCO mblodhi të dhënat në 120 vende të botës për të krahasuar pjesëmarrjen e të rriturve në trajnime dhe arsim dhe rezultoi se Shqipëria renditet nga fundi për nivelin e ulët të trajnimeve pas periudhës së përfundimit të shkollës.

Në krahasimin e të dhënave, UNESCO zbuloi se pjesëmarrja në arsim dhe trajnim është i ulët në nivel global. Në rreth 30 vende trajnohem më pak se 5% e të rriturve dhe në 13 vende rreth 10% e të rriturve zhvillohen më tej profesionalisht.

Nga vendet më të ardhura të ulëta shquhen për trajnim në mbi 5% të popullsisë së rritur Bolivia, Madagaskari, Nigeria dhe Timor-Leste.

Ndër vendet me të ardhura të mesme të larta, vetëm Bjellorusia dhe Tuvalu kapërcejnë pragun prej 10%. Normat më të larta të pjesëmarrjes në trajnime dhe arsim profesional vërehen në vendet nordike si Danimarkë (20%), Finlanda (22%), Norvegjia (24%), Suedia (25%) dhe Islanda (30%).

Megjithatë, edhe brenda grupit me të ardhura të larta, 16 vende raportojnë përqindje pjesëmarrjeje nën 5%.

UNESCO vlerëson se faktorë të tjerë, përveç nivelit mesatar të të ardhurave të një vendi që mund ndikojnë pjesëmarrjen në arsim dhe trajnim janë politikat kombëtare dhe qëndrimet kulturore ndaj arsimit.

Psh në vendet nordike një kombinim i normave kulturore, politikave shtetërore dhe mundësive fleksibile për të mësuar kanë kontribuar në norma të larta të pjesëmarrjes se të rriturve në arsim.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tre shenja që tregojnë se partneri juaj ka në plan të shkëputet nga ju, analizoni sjelljet me kohë
Next Article Pas ‘kërcënimeve’ të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?