By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror të APKE-së në Strasburg
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror të APKE-së në Strasburg
Maqedoni

Delegacioni i Kuvendit në Sesionin Dimëror të APKE-së në Strasburg

admin
Last updated: 27/01/2025 10:25
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 janar – Në Sesionin Dimëror të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do të mbahet në Strasburg, Francë, nga 27 deri më 31 janar 2025, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit i përbërë nga Marija Petrushevska, shefe dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska dhe Bekim Qoku, anëtarë.

Siç kumtoi Shërbimi për shtyp i Kuvendit, ndër temat që do të diskutohen gjatë Sesionit janë: nevoja absolute dhe urgjente për t’i dhënë fund krizës humanitare për gratë, fëmijët dhe pengjet në Gaza, nevoja për rendin ndërkombëtar të rinovuar të bazuar në rregulla, vëzhgimi i zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji të mbajtura në tetor të vitit 2024, imigracioni si një nga përgjigjet ndaj plakjes demografike të Evropës, zgjidhja e rreziqeve për të drejtat e njeriut dhe sundimi i së drejtës të paraqitur nga mercenarët dhe kompanitë private ushtarake dhe të sigurisë dhe thirrja për rregullativën gjithëpërfshirëse, gratë në ekonomi, përkatësisht punësimi, sipërmarrësia dhe buxhetimi i përgjegjshëm gjinor, rregullimi i maturisë së përmbajtjes së mediave sociale për të mbrojtur lirinë e shprehjes dhe tejkalimin e diskriminimit ndaj të moshuarve.

Sipas agjendës, fjalime të tyre para deputetëve do të kenë Shenjtëria e Tij, Patriarku Ekumenik Bartolomeu; Marko Boshnjak, kryetar i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; kryeministri i Luksemburgut, Luks Friden; si dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Ksavier Betel, në kuadër të Kryesimit të Luksemburgut me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Asamblesë do t’i drejtohet edhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berset.

Gjithashtu është paraparë që prezantimi i Raportit mbi Multiperspektivitetin në Kujtimin dhe Arsimin e Historisë të pasohet nga ceremonia për të përkujtuar 80-vjetorin e çlirimit të kampit Aushvic-Birkenau.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mickoski: Shënimi i Shën Savës në Maqedoni simbolizon respektin e ndërsjellë, besimin, bashkëpunimin e mirë dhe kultivimin e marrëdhënieve ndërmjet popullit serb dhe maqedonas
Next Article Regjim i veçantë i trafikut në Shkup për shkak të vizitës së kryetarit të Kuvendit të Malit të Zi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?