By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Salianji: Në Gjykatën e Lartë po manipulohet shorti për të vonuar shqyrtimin e rekursit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Salianji: Në Gjykatën e Lartë po manipulohet shorti për të vonuar shqyrtimin e rekursit
Shqipëri

Salianji: Në Gjykatën e Lartë po manipulohet shorti për të vonuar shqyrtimin e rekursit

admin
Last updated: 27/01/2025 16:10
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili është dënuar me 1 vit burg për akuzën e “Kallëzimit të Rremë”, nëpërmjet një deklarate të bërë publike nga zyra e shtypit në selinë blu thotë se në Gjykatën e Lartë po manipulohet shorti, për të vonuar shqyrtimin e rekursit të bërë prej tij.

“Më burgosën duke pasur mandat dhe asnjë institucion nuk konstatoi humbjen e mandatit në momentin që isha në burg. Tani, vazhdojnë me shpifësinë e padrejtësisë, duke nxjerrë dy trupa e dy relatorë të ndryshëm për rastin tim, as më pak e as më shumë, por në Gjykatën e Lartë”, shkruan Salianji.

Sipas Salianjit është e qartë se ky nuk është proces, por pengmarrje.

“Jam i marrë peng nga një organizatë kriminale që interes ka të më mbajë larg zgjedhjeve dhe aktivitetit publik, pasi kam faktuar me qindra herë korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin ashtu siç dhe i kam mundur në çdo përballje zgjedhore! Qëllimi nuk fshihet më. Duhet të mbahem në burg, të mos lejohem të merrem me politikë, të bëj fushatë, të kandidoj!”, shkruan Salianji.

Sipas ish-deputetit demokrat “ndryshimi apo manipulumi i shortit bëhet për të vonuar shqyrtimin dhe vendimmarrjen dhe po ashtu për të mbajtur nën presion gjyqtarët duke krijuar dy trupa”.

“Një trupë që do të shqyrtojë çështjen, dhe një si siguresë për nevojën e qeverisë”, shkruan Salianji.

“Kjo është autokracia në veprim, ky është pushteti i sunduesit. Ky është regjimi! Kushdo do mbajë përgjegjësi, dita po vjen!” e përmbyll reagimin ish-deputeti i PD-së.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zgjedhjet e 11 majit, miratohet udhëzuesi i punës për KZAZ-të
Next Article Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?