By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Janevska: As filozofia, as logjika nuk janë hequr nga koncepti i reformës së arsimit të mesëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Janevska: As filozofia, as logjika nuk janë hequr nga koncepti i reformës së arsimit të mesëm
Arsimi dhe Shkenca

Janevska: As filozofia, as logjika nuk janë hequr nga koncepti i reformës së arsimit të mesëm

admin
Last updated: 27/01/2025 18:46
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot në deklaratë për media tha se nuk është e vërtetë se lëndët filozofia dhe logjika janë hequr nga koncepti për reformë në arsimin e mesëm, pasi një pjesë e profesorëve të gjimnazit në këto lëndë hapur vlerësuan se është vetëvrasje të propozohet një koncept për arsimin e mesëm pa filozofi, logjikë dhe etikë.

“Nuk është e vërtetë, nuk hiqen as filozofia, as logjika. Por gjithsesi, ky është një draft version i vënë për diskutim publik. Tani jemi duke mbledhur sugjerime, vërejtje, propozime dhe pasi të përfundojë debati publik do të arrijmë në një përfundim përfundimtar. Para dy ditësh isha në Fakultetin Filozofik, pata një takim me profesorët e Fakultetit Filozofik, patëm një bisedë shumë konstruktive. Pres edhe mbështetjen e tyre, sepse i kemi dëgjuar dhe do të veprojmë sipas rekomandimeve të përbashkëta, por para së gjithash për të mirën e nxënësve”, tha Janevska.

Lidhur me lëndën e Edukimit seksual, ministrja tregoi se kjo lëndë mbetet si lëndë e lirë zgjedhore në klasën e nëntë dhe vazhdon në arsimin e mesëm.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për zhvillim të arsimit informoi se është përpunuar një draft-koncept për reforma në arsimin e mesëm dhe u bëri thirrje të gjithë mësuesve, nxënësve, prindërve, ekspertëve dhe palëve të interesuara që të marrin pjesë në diskutimin publik me mendimet e tyre, propozimet dhe vërejtjet për miratimin e versionit më të mirë. Qëllimi, siç theksuan, është të sigurojë një sistem arsimor modern, gjithëpërfshirës dhe konkurrues, ndërsa komentet mund të dërgohen në ueb-faqen e Byrosë së arsimit deri më 31 janar.

Lidhur me shujtën studentore dhe nëse do të rritet shuma ose numri i studentëve, ajo theksoi se janë duke u pritur rezultatet nga negociatat mes studentëve. “Qëndrimi është mjaft i qartë, ne tashmë kemi rënë dakord disa herë. Në këtë pikë jemi në pritje të rezultateve të negociatave mes studentëve. Sapo t’i marrim, ashtu edhe do të veprojmë, tha Janevska, e cila sot mori pjesë në promovimin e librit të parë të integruar për gjinekologji dhe obstetrikë të shkruar në gjuhën maqedonase.

You Might Also Like

Sot zhvillohet provimi i maturës shtetërore për afatin e gushtit, janë paraqitur 1.118 nxënës

Më 31 maj dhe 11 qershor do të mbahet provimi shtetërorë për maturantët

Filloi regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

Adnan Merovci promovoi librat e tij në Universitetin e Tetovës

Universiteti i Tetovës e përkujtoi sakrificën e dëshmorëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Donacion nga BE-ja dhe UNDP për policinë kufitare dhe kriminalistike
Next Article Filipçe në Prokurori ka dorëzuar raporte për punën e Klinikës së Onkologjisë, thotë se derisa ishte ministër ka pasur ilaçe për pacientët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?