By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një Delegacion i Komisionit për punë të jashtme të Asamblesë së Madhe kombëtare të Turqisë për vizitë në Parlament
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Një Delegacion i Komisionit për punë të jashtme të Asamblesë së Madhe kombëtare të Turqisë për vizitë në Parlament
Maqedoni

Një Delegacion i Komisionit për punë të jashtme të Asamblesë së Madhe kombëtare të Turqisë për vizitë në Parlament

admin
Last updated: 28/01/2025 16:28
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 28 janar – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Delegacionin nga Komisioni për Punë të Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, të kryesuar nga Fuat Oktaj, kryetar i Komisionit dhe ish-nënkryetar i Republikës së Turqisë.

Pres shërbimi i Kuvendit kumtoi se në takimin takim u shpreh kënaqësi për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë në të gjitha fushat, veçanërisht në nivel parlamentar.

“Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi shprehu besimin se dimensioni parlamentar i marrëdhënieve bilaterale ka rol kyç në përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ai iu referua nevojës për takime të rregullta ndërmjet komisioneve dhe grupeve parlamentare për miqësi dhe bashkëpunim nga të dy parlamentet. Sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh, Gashi vlerësoi se bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë brenda asambleve parlamentare të Këshillit të Evropës, OSBE-së, NATO-s dhe Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore është shumë domethënës për arritjen e interesave të përbashkëta të të dyja vendeve”, thuhet në kumtesë.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë Fuat Oktaj theksoi se qëllimi i vizitës është zhvillimi i bashkëpunimit konkret ndërmjet komisioneve, si dhe thellimi i bashkëpunimit në nivel shumëpalësh.

“Ai u angazhua për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat, veçanërisht në sferën ekonomike”, informoi pres shërbimi i Kuvendit.

Bashkëbiseduesit u përqendruan në bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, gjatë të cilit u përsërit angazhimi për rritjen e tregtisë së ndërsjellë dhe azhurnimin e marrëveshjes dypalëshe të tregtisë së lirë. Në këtë plan u vlerësua se mund të kontribuojë shumë edhe forumi i fundit i biznesit, ku morën pjesë rreth 120 biznesmenë nga të dyja vendet.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, integrimeve evropiane, punëve të brendshme, arsimit, kulturës dhe turizmit. Gashi dhe Oktaj mirëpritën aktivitetet e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim-TIKA, në Institutin Junuz Emre dhe Fondacioni Maarif në vend.

Në takimin morën pjesë deputetët Bejxhan Ilas, kryetar i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë, Fatmir Bytyqi dhe Merita Kolçi Koxhaxhiku, anëtarët e Grupit dhe sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska.

Deputeti Bejxhan Ilas u përqendrua në rëndësinë e grupeve të miqësisë dhe bashkëpunimit nga të dy parlamentet dhe informoi për aktivitetet e planifikuara në të ardhmen, përkatësisht vizitën e delegacionit të Grupit të Miqësisë Turqi – Maqedonia e Veriut. Ai theksoi se bashkësia turke në vend kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella, si në jetën private ashtu edhe në atë publike.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për çështjet aktuale globale dhe situatën në rajon dhe u referuan për nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm rajonal. Ata shpresojnë se bashkëpunimi i frytshëm dhe i suksesshëm ndërmjet dy kuvendeve do të vazhdojë të realizohet me intensitet edhe më të madh edhe në të ardhmen.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qeveria e ka pranuar propozim-tekstin për hekurudhën e Korridorit 8 të propozuar nga Bullgaria
Next Article Deri në fund të kësaj jave Mickoski në takim me Sindikatën e AOJSHQ-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?