By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit, drafti në konsultim publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit, drafti në konsultim publik
Shqipëri

Krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit, drafti në konsultim publik

admin
Last updated: 28/01/2025 16:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit njofton hapjen e konsultimit publik të projektligjit “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit” (BZH), një nismë strategjike që synon nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, duke adresuar nevojat e sektorëve të nënfinancuar, duke mbështetur projekte zhvillimore me rëndësi kombëtare.

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të shërbejë si një institucion financiar, i modeluar sipas praktikave më të mira evropiane, dhe ka për qëllim: Fuqizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMV), mikrondërmarrjeve dhe start-up-eve, përmes financimeve dhe mbështetjes teknike; Promovimin e eksporteve shqiptare për të forcuar konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare; Kanalizimin e fondeve dhe instrumenteve financiare nga partnerët ndërkombëtarë drejt projekteve zhvillimore; Modernizimin e infrastrukturës fizike dhe digjitale të vendit, me një fokus të veçantë në investimet e gjelbra.

Projektligji është përgatitur në bashkëpunim me partnerë strategjikë, përfshirë Cassa Depositi e Prestiti (CDP) të Italisë, e cila ka ofruar ekspertizë për konceptimin dhe ngritjen e këtij institucioni.

BZH do të fokusohet në projekte që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e konkurrueshmërisë së Shqipërisë, duke ndjekur standardet më të larta të transparencës dhe llogaridhënies.

Ndër të tjera, institucioni do të sigurojë financime për projekte publike dhe private në nivel lokal e qendror, duke krijuar ura bashkëpunimi mes kapitalit publik dhe privat.

Banka Shqiptare e Zhvillimit do të funksionojë si një shoqëri aksionare, me Shtetin Shqiptar si aksionarin kryesor dhe një kapital fillestar prej 10 miliardë lekësh.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se “Themelimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit është një gur themeli në përpjekjet tona për të transformuar ekonominë shqiptare. Kjo bankë do të ofrojë mbështetje konkrete për sipërmarrësit, do të promovojë eksportet dhe do të krijojë baza solide për zhvillimin afatgjatë të vendit.”

You Might Also Like

Aksident përballë Ministrisë së Jashtme në Tiranë

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh

Shqipëria kryeson Ballkanin Perëndimor në Indeksin e Performancës Mjedisore 2026

Kryeministri Edi Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për këtë kategori qytetarësh

Berisha: Mazhoranca mbylli reformën territoriale, vazhdon shpopullimi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article U jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Gashi
Next Article Gilpin: 40 profesionistë nga e gjithë bota do të trajnojnë kineastët shqiptarë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?