By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gilpin: 40 profesionistë nga e gjithë bota do të trajnojnë kineastët shqiptarë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Gilpin: 40 profesionistë nga e gjithë bota do të trajnojnë kineastët shqiptarë
Shqipëri

Gilpin: 40 profesionistë nga e gjithë bota do të trajnojnë kineastët shqiptarë

admin
Last updated: 28/01/2025 16:53
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në prezantimin e Qendrës Trajnuese Kreative ishte i pranishëm edhe drejtori ekzekutiv i Catalyst Story Institute, Philip Gilpin Jr.

CEO i Catalyst u shpreh se, kjo qendër trajnimi është realiteti i një vizioni që ka kohë që farkëtohet.

“Ka qenë një udhëtim i gjatë i Catalyst prej 20 vjetësh për të arritur në këtë pikë. Shqipëria ka të gjitha burimet natyrore, talentet, për të qenë nyje nevralgjike kulturore e industrisë kinematografike ndërkombëtare”, u shpreh Gilpin.

CEO i Catalyst shpjegoi se ajo çka e bën interesante këtë industri është fakti se kinematografia dhe televizioni nuk janë forma arti individual. Ato janë punë në grup dhe për të punuar në këtë industri, për ta kthyer një skenar në video, duhet një skuadër punonjësish që kanë nevojë për trajnim.

“Prandaj punohet si skuadër. Për të mësuar shprehi pune. Dhe kjo kërkon një qendër trajnimi, një shtëpi për artistët, prandaj është entuziazmues realizimi i kësaj qendre”, tha Gilpin.

Sipas tij, prapa kuintave qëndron puna e rreth 180 llojeve të ndryshme të profesioneve si elektriçistë, parukierë, marangozë etj.

Gilpin falenderoi autoritetet shqiptare për mbështetjen e tyre të rëndësishme për të hapur një qendër trajnimi gjithëpërfshirëse si kjo, ku do të përfshihen 40 profesionistë të mirënjohur nga e gjithë bota, të cilët kanë rënë dakord të japin përvojën e tyre në Tiranë.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Krijimi i Bankës Shqiptare të Zhvillimit, drafti në konsultim publik
Next Article Bardhi me raportuesin e PE-së për Shqipërinë: Kërkova vëmendje të shtuar për situatën parazgjedhore

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?