By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: PD protest kombëtare në 8 shkurt, Berisha: Të shtunën shqiptarët vijnë në Tiranë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > PD protest kombëtare në 8 shkurt, Berisha: Të shtunën shqiptarët vijnë në Tiranë
Shqipëri

PD protest kombëtare në 8 shkurt, Berisha: Të shtunën shqiptarët vijnë në Tiranë

admin
Last updated: 28/01/2025 19:11
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Partia Demokratike do të protestojë në 8 shkurt kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.

Kryetari i PD, Sali Berisha duke shfrytëzuar intervistën e ish-numrit 2 të qeverisë Arben Ahmetaj dhe akuzat e tij për korrupsion ndaj kryeministrit Rama, iu bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë kundër një qeverie që sipas tij i ka vjedhur shqiptarët për 12 vite

“Të shtunën shqiptarët zbresin në Tiranë dhe Tirana zbret në sheshe dhe rrugë”, tha Berisha.

Duke iu referuar deklaratave të Arben Ahmetaj, lideri i opozitës Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka përdorur taksat e shqiptarëve për të jetuar në luks dhe ka lënë pa mbështetje qytetarët shqiptarë.

“Natyrisht kur vetë hap shishe 33 mijë eurosh, kur shkon në qendra detoksikimi 10 mijë euro java si person me bashkëshorten, kur shpenzon 20 milionë euro me avion taksi, kur blen një vazo 5 milionë euro sikur të ishe sheik apo sulltan, të sëmurët nuk hyjnë kund në radarin tënd, nuk mund të kesh ndjenja ti. Je aq i pashpirt”, shtoi ai.

Berisha përsëriti akuzën për inceneratorin e Tiranës dhe detyrimin që ndërtuesit të paguajnë për depozitimin e dherave

“Arben Ahmetaj në autopsinë e tij ndaj regjimit, ndaj Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale, informoi shqiptarët se vetëm me dherat që i paguajnë Edi Ramës dhe Erion Veliajt kompanitë e ndërtimit, të detyruara t’i depozitojnë aty ku do Edi Rama, këta të dy hajdutë kanë fituar mbi 70 milionë euro”, përfundoi kreu i PD-së.

Protesta e fundit që Sali Berisha dhe opozita zhvilluan kundër qeverisë Rama ishte në 23 dhjetor kur opozita bllokoi 5 kryqëzime në Tiranë.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Çfarë të dhënash mbledh DeepSeek?
Next Article Përdoruesit e X do të kenë mundësi të bëjnë shërbime financiare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?