By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Nissinen: Tensionet gjeopolitike ndikojnë edhe në Ballkan
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Nissinen: Tensionet gjeopolitike ndikojnë edhe në Ballkan
Maqedoni

Nissinen: Tensionet gjeopolitike ndikojnë edhe në Ballkan

admin
Last updated: 28/01/2025 19:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 28 janar – Ballkani Perëndimor ballafaqohet me sfida që rrjedhin nga tensione gjeopolitike, ndikimi i huaj përmes informatave dhe përdorimit të ekonomisë, si dhe mbështetjes për rrjetet anti-perëndimore, e që për synim kanë të pengojnë aspiratat e këtyre shteteve drejt anëtarësimit euroatlantik. Kështu deklaroi ambasadori i Finlandës në Kosovë, Mati Nisinen, sipas të cilit, sa i përket Kosovës, narrativet që mbështesin qasjen e kundërshtimit të pavarësisë krijojnë mosbesim dhe mosqëndrueshmëri të infrastrukturës. Sipas tij, këto mund të jenë sulmet, si ato ndaj infrastrukturës kritike, siç është sulmi i fundit që ka ndodhur në Zubin Potok, e që demonstron nevojën për masa të përmirësuara të mbrojtjes.

“Përmirësimi i bashkëpunimit rajonal dhe multirateral duke përforcuar partneritetin me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, madje edhe në mungesë të plotë të anëtarësimit, në këtë pikë do të fuqizojë infrastrukturën e sigurisë së Kosovës dhe do të sigurojë platformë për iniciativa të reziliencës së përbashkët dhe fuqizimin e publikut dhe institucioneve demokratike. Transparenca, sundimi i ligjit dhe mundësitë e barabarta janë jetike në kuptimin e besimit tek Qeveria. Duke besuar në procese demokratike, Kosova mund të sigurojë që qytetarët e vet të mbesin të bashkuar kundër kërcënimeve të jashtme.”, – deklaroi ambasadori i Finlandës në Prishtinë, Mati Nisinen.

Dimiq: Presioni më i madh në Kosovë vjen nga Vuçiqi

Presioni më i madh në Kosovë vjen nga presidenti serb, Vuçiq, i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë përfshihet në Kosovë, thotë gazetari nga Serbia, Radomir Dimiq. Sipas tij, regjimi i Vuçiqit e ka vendosur Listën Serbe, e cila sipas Dimiqit është organizatë e cila është e ndërlidhur me struktura kriminale të organizuar në kontrollin e Beogradit, me qëllim që të minohet sovraniteti dhe integriteti i Kosovës dhe të ndikohet në mënyra të ndryshme në demokraci.

“Lista Serbe është organizatë politike subversive, e cila funksionon në frikësimin e qytetarëve serb, e cila propagandon politikën e Serbisë së Madhe dhe realizon botën e ashtuquajtur serbe të Vuçiqit, e cila po shfaqet këtyre ditëve në mitingjet në Serbi.”, – theksoi gazetari nga Serbia, Radomir Dimiq.

Ndikimi i jashtëm në zgjedhje ndikon në sigurinë nacionale dhe demokracinë e një vendi, theksoi gazetari serb Dimiq, i cili në këtë kontekst përmendi ndikimin rus në zgjedhjet në ShBA, në Moldavi dhe Rumani.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dimitrieska-Koçoska: Funksionalizohen 250 milionë euro nga kredia hungareze për kompanitë
Next Article 13 në 100 mijë gra preken nga kanceri i mitrës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?