By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komuna e Tetovës organizon takimin e Unionit të komunave turke në botë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komuna e Tetovës organizon takimin e Unionit të komunave turke në botë
Maqedoni

Komuna e Tetovës organizon takimin e Unionit të komunave turke në botë

admin
Last updated: 29/01/2025 13:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 29 janar – Komuna e Tetovës sot ishte nikoqir i takimit të qyteteve të cilat janë pjesë e Unionit të komunave turke në botë. Siaps kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, Komuna e Tetovës ka bashkëpunim të gjatë me komunat në Turqi dhe komunat anëtare të këtij Unioni dhe ka shembull konkret për bashkëpunim ndërkombëtar.

“Kryetari i Unionit drejtpërdrejtë kontribuoi në të kaluarën për Tetovën duke dhuruar rreth 100 kontenjerë kur më së shumti i duhen Tetovës që të menaxhojë me mbeturinat. Punojmë për realizimin e projekteve tjera me Unionin dhe me disa komuna, më konkretisht për një qendër për shkencat natyrore, ku nxënësit tanë nga shkollat fillore dhe të mesme do t’i marrin njohuritë praktike dhe themelore nga kjo qendër. Ka shumë shembuj të tillë në Turqi të cilat janë themeluar nga komunat. Gjithashtu, me kënaqësi të madhe, dua t’i informoj qytetarët se me kryetarin tashmë dakorduam se do të kthehet edhe një projekt i madh dhe i rëndësishëm për Tetovën, ndërsa ai është Sahat kulla në qendrën e Tetovës ku edhe ishte. Një projekt për të cilin është rënë dakord ndërmjet Komunës së Tetovës dhe Komunës së Konjës, por për fat të keq nga autoritetet paraprake kjo ishte pezulluar”, deklaroi Bilall Kasami.

Në pyetjen e gazetarëve pse ka nevojë të ndërtohet Sahat kulla nga një kohë e kaluar, kur dje Kasami tha se nuk duhet të jesh peng i kohëve të shkuara dhe duhet të ndryshohen emrat e rrugëve, ai tha se Sahat kulla ishte simbol i qytetit.

Kryetari i Komunës së Tetovës informoi se kanë marrë donacion prej 100 mijë eurosh nga Komuna e Konjës për investim në përmirësimin e ujit dhe vullnetarisht kanë hequr dorë nga ato mjete për t’i transferuar mjetet në qytetet e prekura nga tërmeti.

Kryetari i Unionit dhe prefekt i komunës së Konjës në Turqi, Ugur Ibrahim Altaj, tha se ky asociacion është formuar në vitin 2003 dhe tani bëjnë pjesë 1200 komuna në mbarë botën.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prej sot kontrolle rigoroze në markete dhe objekte të tjera tregtare
Next Article Inspektohen punimet në Prizren, Aliu e Nikollovski dalin në terren

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?