By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rregullatori i privatësisë në Itali “i vihet pas” DeepSeek-ut kinez
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Rregullatori i privatësisë në Itali “i vihet pas” DeepSeek-ut kinez
Teknologji

Rregullatori i privatësisë në Itali “i vihet pas” DeepSeek-ut kinez

admin
Last updated: 29/01/2025 14:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave të Italisë po i kërkon startup-it kinez të Inteligjencës Artificiale DeepSeek përgjigje formale se si i trajton të dhënat e italianëve kur ata përdorin aplikacionin e tij të AI.

Autoriteti i njohur si Garante tha të martën se i dërgoi kërkesa DeepSeek për të zbuluar se cilat të dhëna personale mbledh, nga vijnë, si përdoren, çfarë baze ligjore ka për t’i përpunuar ato të dhëna – dhe nëse të dhënat ruhen në serverë në Kinë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Firma kineze e Inteligjencës Artificiale u shfaq si një konkurrente e ashpër e liderëve të industrisë si OpenAI këtë fundjavë, kur lansoi një model konkurrues për ChatGPT, Gemini të Google dhe chatbot të tjerë kryesorë të AI.

DeepSeek pretendoi se mjeti i tij u krijua “me një pjesë të kostos së të tjerëve”.

Publikimi ka shkaktuar një panik të industrisë në SHBA, pasi aksionet kryesore në sektorin e teknologjisë ranë ndjeshëm të hënën.

Por kritikët kanë vënë në dukje shqetësimet e sigurisë kombëtare që lidhen me një aplikacion kaq të njohur kinez.

Kështu, në Evropë, janë ngritur shqetësime se si aplikacioni ruan të dhëna të ndjeshme dhe personale në Kinë.

Rregullatori italian është autoriteti i parë evropian që raporton se “po ndjek” aplikacionin.

DeepSeek ka 20 ditë për t’iu përgjigjur pyetjeve, gjë që e vendos afatin më 17 shkurt.

Grupet e konsumatorëve Euroconsumers dhe Altroconsumo e Italisë thanë se më parë i kishin thënë autoritetit se besonin se trajtimi i të dhënave të DeepSeek shkelte rregullat e BE-së.

Rregullatorët italianë të privatësisë së të dhënave nuk janë të panjohur në raport me kompanitë e AI.

Ata ndalaun shkurtimisht ChatGPT mbi shkeljet e pretenduara të privatësisë kur aplikacioni tërhoqi vëmendjen globale në vitin 2023.

Në dhjetor ata gjobitën kompaninë e saj mëmë OpenAI me 15 milionë euro.

You Might Also Like

Shkencëtarët zviceranë testojnë robotin që mund të kërkojë jetë në Mars

iPhone i palosshëm më afër se kurrë – ja kur pritet lansimi

Zbulohen detajet e para për Honor 600 Pro

Muskujt artificialë të fuqizuar nga ajri mund t’i ndihmojnë robotët të ngrenë 100 herë peshën e tyre

Apple i jep fund Mac Pro, Mac Studio bëhet desktop-i kryesor profesional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Qytetarët nderojnë Kryepeshkopin Anastas, mbahen homazhe në Katedralen Ortodokse
Next Article Zelensky: Trump mund ta detyrojë Putinin të mendojë për paqe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?