By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spiropali: Plani Strategjik i Kuvendit 2025-2030 synon Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spiropali: Plani Strategjik i Kuvendit 2025-2030 synon Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian
Shqipëri

Spiropali: Plani Strategjik i Kuvendit 2025-2030 synon Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian

admin
Last updated: 29/01/2025 16:06
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim për konsultimin e draftit të Planit të ri Strategjik të Kuvendit 2025-2030 me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, Përfaqësisë së OSBE në Shqipëri, kryetarët e komisioneve parlamentare, si dhe partnerë strategjikë.

Pasi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e funksionimit të Kuvendit, në procesin legjislativ, kontrollin parlamentar dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare, Kryeparlamentarja u ndal në arritjet gjatë zbatimit të Planit të parë Strategjik të Kuvendit  2020-2025, si dhe ndau disa nga çështjet që janë përfshirë në draftin e Planit të ri Strategjik të Kuvendit 2025-2030.

“Plani Strategjik 2025-2030 përfaqëson një vizion të qartë dhe të vendosur, vizion i cili para së gjithash pasqyron Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian. Shqipëria nuk po pret të jetë gati. Shqipëria po vepron sot – me reforma, me përkushtim dhe Kuvendi synon të jetë zemra e kësaj përpjekjeje. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 është një objektiv ambicioz, por tërësisht i realizueshëm, nëse mbajmë parasysh shpejtësinë e këtij procesi dhe thellësinë e reformave, masave e veprimeve që kemi ndërmarrë gjatë kohëve të fundit, si mbajtja e mbledhjes së dytë dhe të tretë ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe çelja e negociatave për grup-kapitujt I-Themelorët dhe VI-Politika e Jashtme dhe të Sigurisë. Strategjia e Kuvendit 2025-2030 është një pjesë e masave tona për arritjen e këtij objektivi dhe Kuvendi duhet të ngrihet në lartësinë që paraqet kjo sfidë. Ne po punojmë që në mbyllje të legjislaturës së ardhshme, Kuvendi i Shqipërisë të jetë parlamenti i një vendi anëtar të Bashkimit Europian”, u shpreh Spiropali.

Duke u ndalur në shtyllat kryesore, Spropali nënvizoi se, Plani Strategjik përcakton prioritetet e zhvillimit të Kuvendit të Shqipërisë për periudhën 2025–2030 për të përmbushur me sukses vizionin dhe misionin e tij, si dhe për të arritur standardet më të larta të demokracisë parlamentare.

Duke u ndalur në disa projekte të suksesshme që janë mundësuar fal mbështetjes së vazhdueshme të partnerëve strategjikë, Spiropali nënvizoi se, këto bashkëpunime dëshmojnë përkushtimin për një Kuvend më të hapur, më të përgjegjshëm dhe më të angazhuar, në interes të qytetarëve shqiptarë.

“Për ne, ky plan nuk është thjesht një dokument; është angazhimi ynë për të ardhmen e përbashkët. Një angazhim që do të jetë i mundur vetëm me bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm. Në fund të fundit kjo është një përpjekje e përbashkët dhe ky është Kuvendi i të gjithë shqiptarëve. Ju ftoj të jeni aktiv në këtë proces dhe që sot të fillojmë diskutimet konkrete mbi draftin që kemi dhe mbi propozimet që keni bërë për projekte dhe nevojat që ka Kuvendi në bazë të një vlerësimi të nevojave që kemi bërë dhe po bëjmë”, përfundoi Spiropali.

Gjatë takimit, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, bëri një prezantim dhe detajim të disa nga objektivat e Planit Strategjik të Kuvendit 2025-2030.

Gjonçaj theksoi se, synimi final është arritja e një dokumenti, që të reflektojë kontributin e të gjithë faktorëve, të analizojë të dhëna dhe praktikat më të mirat të vendeve partnere, duke u siguruar që ky plan të adresojë si sfidat ashtu edhe mundësitë.

Ambasadorët e pranishëm në aktivitet Silvio Gonzato, ambasador i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ruth Huber, ambasadore e Zvicrës në Shqipëri, Niklas Ström, ambasador i Suedisë në Shqipëri, ambasadore e Austrisë në Shqipëri, Karl Bergner, ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Michel Tarran, kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Fiona Mçluney, koordinatore e Përhershme e OKB-së, Shakira Birtwhistle, sekretare e Parë e Ambasadës Britanike në Shqipëri, përfaqësues të shoqërisë civile, etj, gjatë diskutimeve të tyre shprehën vlerësimin për partneritetin e deritanishëm me Kuvendin e Shqipërisë dhe nënvizuan përkushtimin për të vijuar punën në forcimin e qeverisjes demokratike, rritjen e efektivitetit institucional, për të ndërtuar një parlament që është transparent, gjithëpërfshirës dhe i gatshëm për të përballuar sfidat e rrugëtimit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në përfundim të takimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, bëri të ditur se procesi i konsultimit të draftit final të Planit të ri Strategjik të Kuvendit do të vijojë me grupet parlamentare, median, shoqërinë civile, si dhe me aktorë të ndryshëm të shoqërisë.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balla pret raportuesin e PE për Shqipërinë: Hapa të rëndësishëm në rrugën drejt BE-së
Next Article Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të Uzbekistanit: Thellojmë bashkëpunimin ekonomik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?