By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Emrat/ Kush janë 17 këshilltarët e Mickoskit, nga Peshevski e deri te Veljanovski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Emrat/ Kush janë 17 këshilltarët e Mickoskit, nga Peshevski e deri te Veljanovski
Maqedoni

Emrat/ Kush janë 17 këshilltarët e Mickoskit, nga Peshevski e deri te Veljanovski

admin
Last updated: 29/01/2025 18:57
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 29 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski ka 17 këshilltarë të jashtëm, emrat e të cilëve janë shpallur publikisht. Në mesin e tyre janë ish-zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Vladimir Peshevski, ish-ministri i financave Zoran Stavreski dhe ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, transmeton Zhurnal.mk

Peshevski është këshilltar për çështje strategjike në fushën e ekonomisë, ndërsa Stavreski për financa dhe banka. Ish-kryetari i Kuvendit Veljanovski është këshilltar për sistemin parlamentar, politik dhe gjyqësor.

Profesor Aleksandar Spasenovski, i cili ishte edhe deputet nga viti 2011-2014, është këshilltar për çështje evropiane, ndërsa kryeministrin për politikë të jashtme do ta këshillojë ambasadori Sasho Markovski, i cili është edhe përfaqësues special në procesin negociator të kryeministrit me Bashkimin Europian, transmeton Zhurnal.mk

Ndër 17 këshilltarët e kryeministrit është edhe një gjerman, Johannes Heidecker është ekspert në forcimin e kapaciteteve të ekipit ekonomik në Zyrën e Kryeministrit për përgatitjen e dokumenteve të synuara të politikave, analizave dhe këshillave për Kryeministrin dhe koordinimin me ministritë e tjera të linjës në përgatitjen dhe zbatimin e politikave ekonomike të qeverisë me një orientim të qartë strategjik drejt procesit të anëtarësimit në BE.

Në fushën e sigurisë, Goran Nikolovski është këshilltar për çështje strategjike të sigurisë, ndërsa Ljubço Andonovski është këshilltar për siguri kombëtare. Jovan Pejkovski është këshilltar në fushën e shkencave politike dhe ekonomike, transmeton Zhurnal.mk

Këshilltar për infrastrukturë është emëruar Cvetko Micevski, për drejtësi Goce Naumovski dhe për punë dhe politikë sociale Lazar Jovevski. Këshilltar i kryeministrit për mjedisin jetësor është Dame Dimitrovski, ndërsa për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve është Sener Biljali.

Vendi i këshilltarit për reformat në shëndetësi ka mbetur vakant që nga 31 janari pasi këshilltari i mëparshëm, Igor Nikolov, u emërua ambasador në Francë.

Në mesin e këshilltareve të kryeministrit janë edhe dy gra – Mimoza Rajl, këshilltare për kulturë dhe Snezhana Trpevska, këshilltare për promovimin e arsimit, shëndetësisë, mbrojtjes sociale dhe zbatimin e Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, transmeton Zhurnal.mk

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Franca nën pushtetin e motit të keq, përmbytjet bëjnë “kërdinë”
Next Article Flet Zarife Morina, nëna që ia vranë tre djemtë dhe burrin në masakrën e Rogovës së Hasit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?