By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Tatimi mbi të Ardhurat / Si të plotësoni deklaratën e statusit personal
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Tatimi mbi të Ardhurat / Si të plotësoni deklaratën e statusit personal
Shqipëri

Tatimi mbi të Ardhurat / Si të plotësoni deklaratën e statusit personal

admin
Last updated: 29/01/2025 20:59
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Drejtoria e Tatimeve ka njoftuar se deklarata e listëpagesës ka ndryshuar që nga janari i këtij viti në zbatim të ligjit të ri të “Tatimit mbi të Ardhurat”.

Bizneset dhe të punësuarit e tyre, aktual dhe ata rishtazi, duhet të ndryshojnë deklaratën mbi statusin personal.

Deklarata e Statusit Personal
Çdo i punësuar ka të drejtën e përfitimit të zbritjes nga vlera e tatueshme e të ardhurave nga paga, të shumave të përcaktuara, sipas pikës 1 të Nenit 22 të ligjit të sipërcituar, vetëm 1 herë gjatë 1 periudhe kalendarike mujore;

Deklarata e statusit personal, sipas nenit 66 të ligjit të mësipërm, duhet të nënshkruhet nga të dyja palët (subjekti tatimpagues dhe i punësuari) përpara fillimit të marrëdhënies së punësimit (para pagesës së parë të të ardhurave të tatueshme të punësimit);

Një punëmarrës nuk mund të nënshkruajë deklaratën për statusin personal me më shumë se një agjent tatimor të listëpagesës (subjekt tatimpagues) për të njëjtën periudhë kalendarike mujore. Pra, në rastin kur një individ ka më shumë se 1 punësim gjatë 1 muaji, deklaratën e statusit e dorëzon vetëm tek 1 subjekt dhe zbritja aplikohet vetëm në listëpagesën që dorëzon ky subjekt. Në subjektin/et e tjetër/ra përllogaritja e tatimit mbi të ardhurat nga punësimi do të kryhet mbi pagën bruto.

Ndryshimi në listëpagesën e re:

Do të përmbajë një kutizë për deklaratën e statusit personal. Kjo përzgjedhje (check) mundëson që të zbriten nga baza tatimore shumat e përcaktuara në varësi të pagës bruto që kanë. Të gjithë punëdhënësit, punëmarrësit e të cilëve rezultojnë të punësuar vetëm në një punëdhënës (përpara datës 01.01.2025) do ta kenë automatike check box për “Statusin Personal”, por ata do e mbajnë këtë check vetëm në rast se punëmarrësi dhe punëdhënësi kanë nënshkruar deklaratën e Statusit Personal.

Është detyrim ligjor që zbritjet tatimore do të bëhen nga punëdhënësi (edhe në rast punësimi në vetëm një punëdhënës) nëse deklarata “Statusi Personal” është firmosur nga të dy (punëdhënës – punëmarrës) dhe disponohet nga punëdhënësi.

Megjithatë duhet të mbahet në vëmendje që deklarata e statusit personal, duhet të dorëzohet e nënshkruar tek punëdhënësi.

Personat fizikë të vetëpunësuar bëjnë përjashtim nga deklarata e statusit personal.

Në rast se një individ është i punësuar në më shumë se një punëdhënës, kutiza nuk do të jetë e plotësuar pasi deklarata e statusit personal duhet dhe mund të përzgjidhet vetëm nga njëri prej punëdhënësve, i cili duhet të përcaktohet nga vetë i punësuari. Në rast se të gjithë punëdhënësit e individit tentojnë të përzgjedhin për të njëjtin individ të punësuar, atëherë sistemi do të kontrollojë në kohë reale dhe do të pranojë zbritjet nga baza tatimore punëdhënësin që ka përzgjedhur dhe ka deklaruar i pari listëpagesën.

Punëdhënësve të tjerë sistemi do t’u shfaqë njoftimin që zbritja nuk mund të aplikohet për të punësuarin, pasi është aplikuar më parë nga një punëdhënës tatimpagues tjetër. Zbritjet nga baza tatimore që përfiton i punësuari përfitohen vetëm një herë, pavarësisht se është i punësuar në dy apo më shumë punëdhënës.

Për punonjësit që do të punësohen rishtazi, kjo kutizë do të përzgjidhet ose jo nga subjekti që deklaron listëpagesën, në varësi të faktit nëse punëmarresi ka dorëzuar ose jo deklaratën e statusit. Rrjedhimisht edhe përllogaritja e tatimit do të kryhet mbi këtë bazë.

Shuma që zbritet nga paga për fondet e pensionit vullnetar (bazuar në nenin 20 të ligjit 29/2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat” i ndryshuar), vlera e kontributit mujor zbritet nga të ardhurat personale të të punësuarit për efekt të llogaritjes dhe mbajtjes së tatimit, por kjo zbritje nuk mund të tejkalojë vlerën e pagës minimale të miratuar në shkallë vendi (aktualisht paga minimale e miratuar është 40. 000 lekë).

Shkallët tatimore progresive për përllogaritjen e tatimit nuk kanë ndryshuar, ato janë 13% dhe 23%./Monitor

You Might Also Like

Kandidat për ambasador të SHBA në Shqipëri, ish-gjenerali i NATO-s Eric Wendt raporton nesër në Senat

Ekskluzive / Shtetet e BE-së të ndara për gjendjen e reformave në Shqipëri në kapitujt thelbësorë (burimet)

Krimi makabër në Itali! I riu vrau shqiptaren me gjakftohtësi të madhe, prokuroria kërkon dënimin përjetë për Mark Antony Samson

28 vjeçari që i nxorri armën “Operacionales” në Mamurras është djali i ish-deputetit të PD

Lamallari: Siguria dhe kontrolli i territorit në bregdet, prioritet i sezonit turistik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Euro po forcohet, bizneset me shpresa
Next Article “Sync” i Chrome do të ndalojë së funksionuari nëse nuk e përditësoni shfletuesin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?