By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Raporti i fundit zbulon diskriminimet gjinore në “Grammy”: Femrat kanë një në pesë nominime, vetëm 19 për qind e tyre arrijnë të fitojnë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Raporti i fundit zbulon diskriminimet gjinore në “Grammy”: Femrat kanë një në pesë nominime, vetëm 19 për qind e tyre arrijnë të fitojnë
Showbizz

Raporti i fundit zbulon diskriminimet gjinore në “Grammy”: Femrat kanë një në pesë nominime, vetëm 19 për qind e tyre arrijnë të fitojnë

admin
Last updated: 30/01/2025 07:58
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Artistet femra kanë marrë vetëm një në pesë nominime dhe fitore në ‘Grammy’ gjatë tetë viteve të fundit, sipas një raporti të ri.

Hulumtimi i kryer nga Akas ka zbuluar se artistet femra kanë marrë vetëm një në pesë nominime dhe fitore në ‘Grammy’ gjatë tetë viteve të fundit, shkruan DailyMail.

Burrat kryesuan nominimet në 94 për qind të kategorive të ‘Grammy’ midis viteve 2017 dhe 2024, me gratë që përbënin vetëm 19 për qind të të nominuarave dhe të fituesve gjatë kësaj periudhe.

Yjet botërore si: Taylor Swift, 35 vjeçe, Miley Cyrus, 32 vjeçe, dhe Billie Eilish, 23 vjeçe, fituan tri nga çmimet kryesore në vitin 2024 – përfshirë ‘Albumin e Vitit’, ‘Incizimin Muzikor të Vitit’ dhe ‘Këngën e Vitit’ – por raporti zbuloi se vetëm 24 për qind e të nominuarve dhe 32 për qind e fituesve ishin gra në 94 kategoritë vitin e kaluar.

Raporti i titulluar “Zërat e munguar të grave në muzikë dhe lajmet muzikore” tregoi se, pavarësisht se lëvizja #MeToo ishte në kulmin e saj në vitin 2018, analiza tregon se për sa i përket ‘Grammy’, viti 2018 ishte më i keqi për gratë dhe grupet muzikore të përbëra vetëm nga femra, duke shënuar numrin më të ulët të nominimeve, 14 për qind, dhe përqindjen më të ulët të fitoreve, 11 për qind.

Raporti zbuloi se disa kategori të ‘Grammy’ nuk kanë pasur fituese femra për disa vite, përfshirë çmimin ‘Producenti i Vitit’ (për muzikë jo-klasike).

Fituesit e këtij çmimi gjatë tetë viteve të fundit përfshijnë: Pharrell Williams, 51 vjeç, Greg Kurstin, 55 vjeç, Andrew Watt, 35 vjeç, dhe vëllain e Billie Eilish, Finneas O’Connell, 27 vjeç.

Jack Antonoff, i cili prodhoi albumin e Taylor Swift, “Midnights”, e ka fituar këtë çmim në vitet 2022, 2023 dhe 2024.

Vitin e kaluar, Taylor Swift u nominua për gjashtë çmime dhe bëri histori në ‘Grammy’ si personi i parë që ka fituar katër herë çmimin ‘Albumi i Vitit’, pasi mori çmimin për “Midnights”, albumin e saj të dhjetë.

Megjithatë, këngëtaret solo dhe grupet e përbëra vetëm nga gra kanë munguar në kategoritë Metal Performance dhe Orchestral Performance gjatë tetë viteve të fundit.

Në vitin 2018, hashtag-u #GrammysSoMale u bë trend në rrjetet sociale, kur gratë fituan vetëm 11 nga 84 çmimet ‘Grammy’ të ndara.

Më vonë atë vit, drejtori i ‘Grammy’, Neil Portnow, tha për gazetarët se ai mendonte se gratë duhet të “ngrihen” për të qenë pjesë e industrisë.

Që nga ajo kohë, artistet kanë kritikuar shpesh çmimet për mungesën e përfaqësimit të grave.

Në vitin 2019, Dua Lipa e kritikoi hapur zotin Portnow gjatë fjalimit të saj të pranimit të çmimit, duke thënë se ajo ishte e nderuar “të nominohej përkrah kaq shumë artisteve të jashtëzakonshme këtë vit”.

Ajo vazhdoi: “Mesa duket, këtë vit ne vërtet u ngritëm”.

Në vitin 2020, Nicki Minaj shkroi në Twitter: “Mos harroni kurrë që ‘Grammy’-t nuk ma dhanë çmimin për artisten më të mirë të re, kur kisha shtatë këngë në Billboard në të njëjtën kohë dhe një debutim më të madh se çdo repere femër në dekadën e fundit – dhe që vazhdova të frymëzoj një brez të tërë. Ata ia dhanë një burri të bardhë, Bon Iver”.

Në vitin 2020, Teyana Taylor shkroi: “Më mirë ta kishit quajtur çmimin për ALBUMIN MË TË MIRË R&B PËR MESHKUJ, sepse gjithçka që shoh në këtë kategori janë burra”.

Këtë vit, nga 1,101 nominime në 94 kategori, gratë kanë arritur numrin më të lartë të nominimeve në nëntë vitet e fundit, por me vetëm 28 për qind të nominimeve, ato ende nuk përbëjnë një të tretën e totalit, sipas raportit.

Ceremonia e 67-të e çmimeve ‘Grammy’ do të mbahet në ‘Crypto Arena’ në Los Angeles të dielën. Beyonce kryeson listën me 11 nominime për albumin e saj të muzikës country, “Cowboy Carter”.

Ndër të nominuarit këtë vit janë gjithashtu Sabrina Carpenter, 25 vjeçe, Taylor Swift dhe The Beatles.

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ujëvarat e Niagarës u mbuluan me akull për shkak të dimrit ekstrem
Next Article Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” – raportohet për dhjetëra viktima

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?