By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shërbimi i Neurokirurgjisë tek Trauma, Rama: Pajisje me teknologji të avancuar, për trajtimin e patologjive delikate
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shërbimi i Neurokirurgjisë tek Trauma, Rama: Pajisje me teknologji të avancuar, për trajtimin e patologjive delikate
Shqipëri

Shërbimi i Neurokirurgjisë tek Trauma, Rama: Pajisje me teknologji të avancuar, për trajtimin e patologjive delikate

admin
Last updated: 30/01/2025 08:59
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Në shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës janë instaluar pajisje me teknologji të avancuar për realizimin e ndërhyrjeve tek pacientët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky shërbim, ku bëhen të mundura ndërhyrje shumë precize dhe delikate, të cilat janë pjesë e patologjive e sëmundjeve që trajtohen në shërbimin e Neurokirurgjisë.

“Me investimet e reja në Shërbimin e Neurokirurgjisë në Spitalin Universitar të Traumës, janë instaluar pajisje me teknologji të avancuar që mundësojnë trajtimin e patologjive delikate me saktësi maksimale, duke ofruar gjithnjë e më shumë shërbim shëndetësor cilësor për të gjithë pacientët që drejtohen në këtë spital, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Në videon e publikuar nga kryeministri Rama, shefi i shërbimit të Neurokirurgjisë, Dr. Fatos Olldashi tha se “shërbimi i Neurokirurgjisë kohët e fundit është pajisur me aparaturat më moderne që disponon salla e operacionit të Neurokirurgjisë”.

“Vlen për tu përmendur blerja e aparaturës O-arm, e cila është një skaner brenda sallës së operacionit . Kjo bën të mundur kryerjen e ndërhyrjeve shumë precize, shumë delikate të cilat janë pjesë e patologjive e sëmundjeve që trajtohen në shërbimin e neurokirurgjisë. Po ashtu është blerë e pajisja e endoskopisë neurokirurgjikale për realizimin e operacioneve quhen minimale me një hapje të vogël të lëkurës së pacientit të arrihet të realizohet trajtimi kryesor i patologjisë, qoftë traumatike apo edhe tumorale. Gjithashtu vlen të përmendet edhe blerja e neuronavigatorit dhe neuromonitorit. Natyrisht mikroskopi ka qenë prezent në këto investime që ka bërë më përpara Ministra e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, theksoi Olldashi.

Dr. Olldashi u shpreh se “të gjitha këto pajisje përbëjnë armaturën kryesore të një salle operacioni moderne neurokirurgjikale të një standardi perëndimor në botë”.

You Might Also Like

Arrestimi i 34-vjeçares në Rinas dhe dërgimi në burg bashkë me foshnjën, reagon menjëherë Presidenti Begaj

Protesta ‘ndez’ Kuvendin! Balla: Jeni opozitë e përdhunuar! Lamallari: Distancohuni nga njerëzit me kapuç në protestë

“S’duhet as t’i akuzojmë e as t’i linçojmë protestuesit”, Spiropali replikon me Berishën dhe i jep mesazh edhe Ramës: E keni guximin për të ndryshuar sistemin elektoral që sot ka prodhuar banalitet?

“O tradhtarët e kombit!”/ Protestuesit i zënë pritë deputetit të PS-së, Ervin Hoxha, e sulmojnë me vezë (VIDEO)

Një seancë e paplanifikuar më 30 korrik: Kuvendi nuk mbyllet aty ku pritej

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përplasja e aeroplanit me helikopter në SHBA, Osmani: Kosova qëndron pranë jush
Next Article Në Kodër të Diellit 0 gradë, 10 në Shtip, Demir Kapi dhe Gjevgjeli

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?