By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Udhëheqja e Mexhitit me Mjedisin po sjellë miliona euro investime!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Analiza > Udhëheqja e Mexhitit me Mjedisin po sjellë miliona euro investime!
AnalizaMaqedoniRekomanduarTOP LAJM

Udhëheqja e Mexhitit me Mjedisin po sjellë miliona euro investime!

admin
Last updated: 30/01/2025 11:00
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 janar – Një nga problemet kryesore me të cilin përballen gjithë qytetarët e në veçanti ata të Shkupit është ajri ndotur në përmasa të mëdha. Kjo krejt si pasojë e përgjegjësisë të personave jo adekuat që kanë udhëhequr me Ministrinë e Mjedisit. Madje, këtë Ministri e kishin shndërruar në Ministri sa për ta bërë dikë ministër duke mos e kuptuar rëndësinë dhe peshën. Pra, neglizhenca në vazhdimësi ka sjellë këtë situatë që jemi sot, sepse masa preventive e parandaluese nuk janë ndërmarrë. Prej kur në krye të kësaj Ministrie ka ardhur Izet Mexhiti, gjërat kanë ndryshuar, shkruan Zhurnal.

Sinjale pozitive për përmirësimin e cilësisë së ajrit –

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në një kumtesë për media thekson se me mbështetjen e Programit IPA 2 të BE-së, në nëntor 2024 filloi zbatimi i projektit për harmonizimin e kuadrit ligjor për cilësinë e ajrit me rregulloret evropiane.

Nga MMJPH thonë se në kuadër të projektit dyvjeçar për të cilin Bashkimi Evropian ka siguruar fonde në shumë prej 1.5 milionë euro, do të transpozohen plotësisht direktivat evropiane (2008/50/EC, 2004/107/EC dhe 2016/2284/EC) në legjislacionin kombëtar, domethënë do të plotësohet legjislacioni për ajrin.

“Në përputhje me direktivat, do të hartohet një ligj krejtësisht i ri për cilësinë e ajrit të ambientit dhe disa akte nënligjore, apo rregullore që do të ndjekin kërkesat e direktivave të BE-së, duke siguruar kështu një rregullim më të madh në këtë fushë. Gjithashtu do të përgatiten plane për zbatimin e direktivave për cilësinë e ajrit, duke përfshirë edhe implikimet fiskale për zbatimin e tyre”.

“Në kuadër të projektit do të hartohen dokumente planifikuese kombëtare për mbrojtjen e ajrit të ambientit që dalin nga Ligji për cilësinë e ajrit të ambientit, të cilat do të përcaktojnë dhe prioritizojnë masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit në bashkëpunim me institucionet kompetente”.

“Në të njëjtën kohë, do të punohet për përmirësimin e inventarit kombëtar të emetimeve në ajër dhe përgatitjen dhe zbatimin e një plani për monitorimin e metaleve të rënda, hidrokarbureve aromatike policiklike dhe përbërjeve organike të avullueshme. Në përputhje me shtrirjen e shtuar të matjeve, do të krijohen zona dhe grumbullime për këto substanca. Njëkohësisht do të punohet për forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e tyre dhe në këtë mënyrë përmirësimin e cilësisë së ajrit”, thonë nga MMJPH.

Masa të shpeshta për përmirësimin e cilësisë së ajrit që kur me Mjedisin po udhëheq Izet Mexhiti –

Zëvendës kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, në takimin informativ me 58 kryetarë komunash, u tregoi për kontratën financiare në vlerë prej 50 milionë eurosh, mjete këto të siguruara ndërmjet Bankës Evropiane për Investime, e që e zbaton Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Me 50 milion euro po bëjmë një hap tjetër përpara për forcimin dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e vendit tonë, pa përjashtim. Sikurse edhe herën e kaluar, kur ndamë 100 milion euro, as këtë herë nuk kemi ndjekur parimin që mjetet të shpërndahen nëpër komuna të caktuara, por janë marrë parasysh të gjitha komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, pati thënë Mexhiti në nëntor të vitit që lamë pas.

Duke shtuar se mjetet deri më tani nuk janë shfrytëzuar dhe shpërndarë nëpër komuna, por tashmë ka filluar ky proces dhe, që kur kjo Qeveri mori detyrën, është arritur realizim prej 15% prej vlerës së mjeteve, gjë që na mundësoi nisjen e procedurave për realizimin e këtyre grant mjeteve me intensitet të realizimit të projekteve të komunave.

Nuk është vetëm kjo, ministri, Izet Mexhiti, dhe ambasadorja e Suedisë në vendin tone, Ami Larson Jain, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim për zbatimin e projektit “Mbështetja e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE në fushën e mjedisit-Faza 2″, në dhjetor të vitit që lamë pas.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Financat në vlerë prej 1.7 milionë euro janë siguruar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Zhvillimor (SIDA), dhe realizohet nga Agjencia Suedeze e Mjedisit (SwEPA) në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Gjithashtu, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me donacion të Bashkimit Evropian, kemi siguruar 6 autobusë ekologjikë të njëjtit ia kanë dhuruar Ndërmarrjes për Qarkullim Publik të Qytetit të Shkupit.

Këto dhe shumë aktivitete e investime tjera tregojnë qartësisht se ministri, Izet Mexhiti, këtë pozitë nuk e sheh si privilegj por mundësi reale për t’i ndihmuar qytetarët e këtij vendit të cilët janë zhytur në ajrin e ndotur të shkaktuar nga papërgjegjësia e duhur. /Zhurnal.mk

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Njeriu që dogji Kuranin në vitin 2023 raportohet se është vrarë në Suedi
Next Article Kush do ta fitojë garën për Mathys Tel? Katër klubet e mëdha angleze pas francezit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?