By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zgjedhjet e 9 shkurtit – çfarë përgaditjesh kanë bërë deri tani autoritetet zgjedhore në Gjilan?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zgjedhjet e 9 shkurtit – çfarë përgaditjesh kanë bërë deri tani autoritetet zgjedhore në Gjilan?
Maqedoni

Zgjedhjet e 9 shkurtit – çfarë përgaditjesh kanë bërë deri tani autoritetet zgjedhore në Gjilan?

admin
Last updated: 30/01/2025 09:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Komisionet Zgjedhore Komunale (KKZ) nëpër qytete kanë nisur përgatitjet e nevojshme për të siguruar një proces të rregullt dhe pa pengesa.

Në një prononcim për Telegrafin, zyrtari ekzekutiv i KKZ-së në Gjilan, Valerian Bajrami, ka bërë të ditur se deri më tani janë ndërmarrë disa hapa kyç për organizimin e votimit të rregullt dhe me kusht, si dhe për formimin e ekipeve të numërimit në Qendrën Komunale të Numërimit.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i procesit është regjistrimi i personave me nevoja të veçanta, të cilët aplikojnë drejtpërdrejt në zyrat e KKZ-së. Sipas Bajramit, deri më tani janë regjistruar 47 persona.

Për të rritur ndërgjegjësimin dhe pjesëmarrjen në zgjedhje, Bajrami njofton janë mbajtur takime informuese me subjekte politike, organizata joqeveritare dhe maturantë, me fokus të veçantë tek votuesit e rinj.

Një tjetër përgatitje e rëndësishme është edhe sigurimi i stafit të mjaftueshëm për qendrat e votimit.

Bajrami ka theksuar se KKZ-ja në Gjilan ka numër të mjaftueshëm anëtarësh për të gjitha qendrat e votimit dhe ka gjithashtu rezerva nga secili subjekt politik.

“Megjithatë, për trajnerët e këshillave të vendvotimeve, nga shtatë të planifikuar, aktualisht janë në dispozicion katër”, ka thënë ai.

Bajrami thekson se kanë pasur vizita edhe nga vëzhgues të Bashkimit Evropian, OSBE-së, KFOR-it turk dhe KDI-së, të cilët tashmë kanë zhvilluar takime informuese me KKZ-në.

Ndryshe, në këtë komunë, sipas Bajramit, do të jenë të hapura 37 qendra votimi me 129 vendvotime të rregullta dhe një qendër votimi me kusht. Në total, të drejtë vote do të kenë 103,616 qytetarë.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt, dhe KKZ-ja në Gjilan po vijon me përgatitjet për të siguruar një proces të qetë dhe të rregullt për të gjithë votuesit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Guardiola flet për përballjen e mundshme të Cityt me Real Madridin apo Bayern Munichun
Next Article Eksperti i filozofisë thotë se tipari i personalitetit mund të tregojë nëse je inteligjent apo jo

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?