By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Rruga Tetovë- Prizren shumë shpejt realitet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Rruga Tetovë- Prizren shumë shpejt realitet
Maqedoni

VLEN: Rruga Tetovë- Prizren shumë shpejt realitet

admin
Last updated: 30/01/2025 13:12
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 janar – Atë për të cilën jemi zotuar dje po punojmë sot. Para fushatës zgjedhore të vitit që lamë pas hartuam programin tonë politik të koalicionit VLEN, me të cilin garuam dhe fituam. Pjesë të rëndësishme në atë program ka zë, rruga Tetovë-Prizren, si një nga projektet tona prioritare. E sot me krenari kumtojmë lajmin për publikun e gjërë që punimet për këtë projekt po vazhdojnë mirë e mbarë.

Prandaj, në këtë drejtim për të parë punimet në vendngjarje ishte zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, së bashku me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski, drejtorin e NP për Rrugët Shtetërore, Koce Trajanovski, dhe zëvendësdrejtorin Nazim Taipi, kjo vizitë u zhvillua në qytetin e Prizrenit. Pra, për të inspektuar punimet e rrugës së re Tetovë-Prizren për të cilën rrugë jemi zotuar. Në këtë vizitë, delegacioni i vendit tonë u shoqërua nga ministri i Infrastrukturës së Republikës së Kosovës, Liburn Aliu.

Qeveria VLEN e nis vitin 2025 me hapa konkretë në ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, një prej projekteve me prioritet më të lartë. Rruga e re Tetovë-Prizren do të lidhë dy nga qytetet kryesore të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Me një tunel prej 6.4 km, ky projekt do të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe do të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit.

Përveç përmirësimit të lidhjeve transportuese, rruga Tetovë-Prizren do të ofrojë mundësi të reja për zhvillimin e turizmit dhe biznesit në të dy vendet, duke nxitur bashkëpunimin dhe integrimin rajonal.

Nuk mbetet tjetër pos që hap pas hapi po e konfirmojmë që viti 2025 do të jetë viti i projekteve të mëdha infrastrukturore. Do të ndërtojmë Korridorin 8 (seksioni Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe projekti për autostradën  Trebenisht – Strugë – Qafë Thanë) dhe Korridorin 10D (seksioni Prilep – Manastir).E në të njëjtën kohë me intenzitet të lartë po vazhdojmë edhe punimet në rrugën Tetovë-Prizren.

VLEN të angazhuar denjësisht në përmirësimin e infrastrukturës brenda vendit sepse kjo qasje do ta lehtësoj progresin ekonomik dhe lëvizjen e lirë e të shpejt të qytetarëve tanë.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një pjesë e terapisë që ka munguar në Klinikën për radioterapi dhe onkologji ka arrit sot, thotë Taravari
Next Article Seanca parlamentare për pyetje të deputetëve do të vazhdojë pas një ore pauze

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?