By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Reformat/ Pushteti ende nuk ka ide se si t’i shkarkon anëtarët e këshillit të propozuar nga Kuvendi dhe presidenti
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Reformat/ Pushteti ende nuk ka ide se si t’i shkarkon anëtarët e këshillit të propozuar nga Kuvendi dhe presidenti
Maqedoni

Reformat/ Pushteti ende nuk ka ide se si t’i shkarkon anëtarët e këshillit të propozuar nga Kuvendi dhe presidenti

admin
Last updated: 30/01/2025 17:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 30 janar – Pavarësisht se raporti për punën e Këshillit Gjyqësor nuk kaloi në Kuvend dhe ndërkohë po përgatitet një Ligj i ri për Këshillin Gjyqësor në kuadër të reformave të paralajmëruara gjatë kohë, pushteti ende nuk ka ide se si t’i shkarkon anëtarët e këshillit të propozuar nga Kuvendi dhe presidenti, si hap drejt reformave të para në gjyqësorë siç i vlerëson kryeministri Hristijan Mickoski, shkruan Alsat.

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov thotë se kjo është vetëm një nga opsionet, megjithëse ligji aktual nuk e ofron mundësi të tillë.

“Me situatën aktuale, një mundësi e tillë nuk ekziston, janë duke u shqyrtuar të gjitha opsionet, së shpejti do të kemi konferencë për atë temë, do të jeni të ftuar dhe do të diskutojmë”, tha Igor Filkov – Ministër i Drejtësisë.

Shkarkimet e pesë anëtarëve të këshillit të zgjedhur duhet të bëhen në Kuvend, por kryetari Afrim Gashi thotë se para se të merret vendimi përfundimtar duhet të kërkohet mendimi i të gjitha institucioneve përkatëse përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese.

“Së pari, le të themi se tema është më komplekse, duam që problemi të zgjidhet në afat të gjatë, jemi në konsultime me disa ekspertë dhe institucione dhe duam të arrijmë në një zgjidhje që do të jetë e qëndrueshme dhe afatgjate”, u shpreh Afrim Gashi – kryetar i Kuvendit.

Pasi Kuvendi nuk e miratoi raportin për punën e Këshillit Gjyqësor për vitin 2023, anëtarët u përballën me kritika të rënda për punën e tyre dhe vazhdimisht u paralajmërua se do të aktivizohej mundësia e shkarkimit të anëtarëve të zgjedhur në Kuvend.

Por, përkundër retorikës së tillë, kjo nuk ka ndodhur deri më tani, ndonëse dje kryeministri Hristijan Mickoski tha se shkarkimet duhet të ndodhin dhe se ato janë pjesë e paralajmërimeve të qeverisë për reforma në sistemin e drejtësisë. Edhe për kundër presioneve që anëtarët do të shkojnë drejtë shkarkimit, Këshilli Gjyqësor muajin e kaluar zgjodhi kryetarin e ri, pasi Vesna Damevas i skadoi mandati.

Deri tani janë mbajtur 4 dëgjime publike dhe me ekpsrtë mbi propozim-Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Ndërkohë është formuar edhe grupi punës i cili duhet ta përgatisë ligjin e ri për këshillin i cili duhet të miratohet më së voni në qershor të këtij viti.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rihanna mbështet A$AP Rockyn në gjykatë
Next Article Shpërndahen pajisje të reja kundër zjarrit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?