By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pse Trumpi po tërhiqet nga OBSH
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > Pse Trumpi po tërhiqet nga OBSH
Opinione

Pse Trumpi po tërhiqet nga OBSH

admin
Last updated: 02/02/2025 15:20
By admin 7 Min Read
Share
SHARE

I pyetur nëse e vlerësonte si të rëndësishëm rolin e OBSH-së si koordinator i përgjigjes globale ndaj emergjencave shëndetësore, zoti Trump u përgjigj se po, por ai shtoi se kjo gjë nuk mund të ndodhë duke rrjepur një vend si SHBA-të

Nga Zëri i Amerikës

Vendimi i Presidentit Donald Trump për t’i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk duket të ishte i papritur as për vetë organizatën dhe as Bashkimin Evropian. Tashmë ekspertët po përpiqen të parashikojnë se çfarë do të thotë kjo për programet globale të shëndetësisë që u vijnë në ndihmë shumë vendeve në zhvillim. Një ditë pas betimit dhe rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Donald Trump filloi sërish procesin e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Kjo është hera e dytë që ai e bën këtë në më pak se pesë vjet. Shumë shkencëtarë druhen se një gjë e tillë mund të dëmtojë përparimin e shënuar në luftën ndaj sëmundjeve si SIDA, malaria dhe tuberkulozi, për të cilat është punuar për dekada të tëra.

Po kështu ekziston shqetësimi se tërheqja nga OBSH-ja mund të dobësojë mbrojtjen e botës kundër viruseve të reja që mund të shkaktojnë pandemi. Kur Joe Biden mori detyrën si president, ai i bllokoi menjëherë përpjekjen e zotit Trump për të nxjerrë SHBA-në nga organizata.

I pyetur mbi arsyet e këtij vendimi, teksa nënshkruante urdhrin ekzekutiv, Presidenti Trump tha se OBSH-ja ka detyruar SHBA-në të përballojë një barrë të padrejtë financiare: “Kinezët paguanin 39 milionë dollarë, ne paguanim 500 milionë. Më duket pak e padrejtë. Kur unë u largova, ata më ofruan të kthehesha për 39 milionë. Pra në teori mund të paguhet më pak se kaq. Dhe kur Biden u rikthye, u rikthye për 500 milionë. Ai e dinte që mund të ishte kthyer për 39 milionë dollarë, pasi ata na donin ne me patjetër”.

I pyetur nëse e vlerësonte si të rëndësishëm rolin e OBSH-së si koordinator i përgjigjes globale ndaj emergjencave shëndetësore, zoti Trump u përgjigj se po, por ai shtoi se kjo gjë nuk mund të ndodhë duke rrjepur një vend si SHBA-të. Duke iu përgjigjur deklaratave të Presidentit Trump, zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tarik Jashareviq, bëri thirrje për negociata. “Shpresojmë që Shtetet e Bashkuara do ta rishqyrtojnë vendimin dhe presim me padurim angazhimin në dialog konstruktiv për të ruajtur partneritetin me OBSH-në”, tha ai. Komisioni Evropian i bëri gjithashtu thirrje Presidentit Trump për të gjetur një zgjidhje. “Sa i përket efektivitetit të OBSH-së, ka gjithmonë hapësirë për përmirësim, por ne do të donim të angazhoheshim në një reformë të mundshme të OBSH-së”.

Vendimi i Presidentit Trump nënkupton ndalim të fondeve të reja që qeveria amerikane i dërgon organizatës, si dhe tërheqjen dhe e caktimin në detyra të tjera të personelit federal dhe kontraktorëve që punojnë me OBSH-në.

Kent Bus, i specializuar në politika shëndetësore parashikon sfida ligjore pas vendimit të Uashingtonit. Ai thotë se pakënaqësia e zotit Trump ndaj OBSH-në nuk lidhet vetëm me financimin, por dhe me atë se kush e kontrollon agjencinë. Programet më të rrezikuara janë ato që lidhen me poliomielitit, imunizimet, SIDË-s, sigurisë shëndetësore globale, malarien, si dhe ato që kanë të bëjnë me shëndetin e nënës dhe fëmijës. Por sipas zotit Buse, dëmi shkon shumë përtej programeve individuale, duke rezultuar në humbjen e një grupi të çmuar ekspertësh. “Shkon përtej ndikimit tek programet individuale dhe kjo për shkak të natyrës së organizatës. Është cilësisht ndryshe nga çdo organizatë tjetër shëndetësore globale. Ajo sjell ekspertë nga e gjithë bota që janë në dijeni të provave më të mira laboratorike në dispozicion”, shpjegon ai.

Por zoti Buse, i jep të drejtë zotit Trump -në një pikë: “Trump ka të drejtë kur thotë se sistemi shëndetësor global dhe jo vetëm Organizata Botërore e Shëndetësisë ka një varësi shumë të pashëndetshme tek një vend dhe këto janë Shtetet e Bashkuara, dhe sipas përkufizimit ky nuk është multilateralizëm. Të gjitha vendet e grupit të BRIC-ut, përfshirë dhe ato të përfshira rishtazi, si Afrika e Jugut, mund dhe duhet të mbajnë mbi supe një barrë më të madhe financiare të diplomacisë dhe sigurisë globale shëndetësore. Dhe mendoj gjithashtu se duhet parë edhe në drejtim të vendeve të Gjirit, nuk është vetëm Kina që po rrjep botën e po i merr gjërat badihava”, shton ai.

Nëpërmjet urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump u bëhet thirrje zyrtarëve që “të identifikojnë partnerë të besueshëm dhe transparentë si brenda Shteteve të Bashkuara dhe jashtë për të marrë përsipër programet që zbatohen nga OBSH-ja. Por zoti Buse thotë se krijimi i një alternative tjetër nuk është zgjidhje, veçanërisht në aspektin afat të shkurtër. Po kështu në urdhrin ekzekutiv thuhet se SHBA-të po tërhiqen “për shkak të keqpërdorimit që OBSH-ja i bëri pandemisë se COVID-19 që u shfaq nga Wuhan të Kinës si dhe krizave të tjera globale shëndetësore”. Në të përmendet “dështimi i agjencisë për të miratuar me urgjencë reformat e nevojshme si dhe “paaftësia e saj” për të dëshmuar pavarësi nga ndikimi i papërshtatshëm politik i vendeve anëtare të OBSH-së”.

Organizata bëri disa gabime të kushtueshme gjatë pandemisë, mes tyre këshillimi i njerëzve që të mos vendosnin maska si dhe deklaratat se COVID-19 nuk përhapej nëpërmjet ajrit. Agjencia e pranoi zyrtarisht vetëm vitin e kaluar se virusi është përhapur nëpërmjet ajrit. Gjatë përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, OBSH-ja u përball gjithashtu me skandalin më të madh të abuzimit seksual në historinë e saj. Mediat zbuluan se me dhjetëra gra kongoleze ishin ngacmuar ose dhunuar seksualisht nga punonjës të shëndetësisë të përfshirë në programet për kontrollin e Ebolës. Agjencia e lajmeve ‘AP’ zbuloi se menaxherë të lartë të organizatës ishin informuar për disa raste të abuzimit seksual kur ato ndodhën në vitin 2019, por bënë pak për t’i ndaluar ato apo ndëshkuar autorët.

You Might Also Like

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

[Opinion]: Nëse humb Orbani, Gruevski mund të shfaqet në kufi

Dikur arrestime e presion nga BDI, sot protesta pa frikë dhe me përkrahje!

Mbështetje barazisë profesionale

Letër e hapur e Ali Ahmetit: Nuk ka të ardhme nëse preken vetë themelin e shtetit!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sqarohet Sheqerinska: Nuk kam pasur kontakte me familjen e shoferit që ka goditur Frosinën dhe as kam nxitur askënd
Next Article VLEN: Gjetëm një sistem shëndetësor të rrënuar, po punojmë për ta përmirësuar atë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?