By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Vrasja”, VMRO-DPMNE-ja akuzon gjykatësen Daniella Aleksoska Stojanovska për afërsi me LSDM-në
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “Vrasja”, VMRO-DPMNE-ja akuzon gjykatësen Daniella Aleksoska Stojanovska për afërsi me LSDM-në
Maqedoni

“Vrasja”, VMRO-DPMNE-ja akuzon gjykatësen Daniella Aleksoska Stojanovska për afërsi me LSDM-në

admin
Last updated: 02/02/2025 15:58
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 janar – VMRO-DPMNE akuzon se gjykatësja Daniella Aleksovska Stojanovska, e cila e ka gjykuar lëndën për Vasil Jovanov, për rastin në të cilin është shpallur fajtor për tregti me lëndë narkotike, është e afërt me LSDM-në. Madje, siç thekson Mile Lefkov, në shtëpinë e babait të gjykatëses e cila e ka shpëtuar Jovanovin apo shoferin që e aksidentoi për vdekje 23-vjeçaren Frosina Kullakova, është i vendosur shtab i LSDM-së.

“Afërsia e gjykatëses Daniella Aleksovska Stojanovska nga LSDM shihet jo vetëm në aktgjykimet e saja kundër VMRO-DPMNE-së, por edhe për atë që të njëjtëve u ka lëshuar hapësirë për shtab partiak. E dukshme është simpatia e gjykatëses Aleksovska Stojanovska ndaj LSDM-së, pasi si gjykatëse ka guxuar që të lëshojë hapësirë për shtab partiak në shtëpinë e saj. Këta janë gjykatësit e LSDM-së, për çka nevojiten reforma urgjente në gjyqësor. Duhet të ketë përgjegjësi për të dëgjueshmit e verbër të LSDM-së në gjyqësor të cilët kanë mbuluar me të zezë familje të tëra”, deklaroi Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

Gjatë ditë së djeshme u publikuan fotografi nga reparti i paraburgimit në Burgun e Shutkës, në të cilat shihet se si Jovanov, është duke përdorur telefon, pavarësisht se të paraburgosurve u ndalohet rreptësishtë të posedojnë telefon. Ndaj kësaj, pati reagim të ashpër si nga opinioni, por edhe nga familja e Frosinës, të cilët kërkojnë përgjegjësi për atë se kush i ka mundësuar Jovanovit të posedojë telefon brenda burgut.

Menjëherë kanë intervenuar nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve dhe shërbimet e Burgut të Shutkës, të cilët ia kanë marrë telefonin, ndërkaq plotësisht është hapur hetim për mundësinë e përfshirjes së zyrtarëve të burgut.

“Korrupsioni në burgje është praktikë shumëdekadëshe, për fat të keq. Po investoj të gjitha resurset tona, të cilët nuk janë aq sa do të dëshironim, që të mundet të luftojmë kundër saj, por mund të ju garantoj se prej këtij momenti, në të cilin është edhe drejtori Utkovski, hyjmë në luftë të hapur me persona të këtillë. Dhe në atë luftë ne do të fitojmë”, tha Aleksandar Pandov, Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve.

Jovanov, i cili më 29 janar duke vozitur në gjendje të dehur, pa patentë shoferi dhe në semafor të kuq, e shkeli për vdekje 23-vjeçaren Frosina Kullakovën, pavarësisht se më herët është kapur me marihuanë dhe kokainë dhe është shpallur fajtor, në vend që të përfundojë në burg, gjykata i ka shqiptuar masë për dërgim në shtëpinë edukuese-korrektuese në Tetovë. Megjithatë, ai nuk ka shkuar në shtëpinë korrektuese pasi lënda është në procedurë ankimuese në Gjykatën e Apelit në Shkup, i cili ende nuk është deklaruar.

Qytetarët të revoltuar nga ngjarja e tmerrshme ku humbi jetën Frosina, dolën në protestë. Për protestuesit, nuk bëhet fjale për aksident por për vrasje. Protestë, është paralajmëruar edhe për sot. /Alsat.mk

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kasami me shqiptaro-amerikanët e mirënjohur në Nju Jork
Next Article Cila do të jetë qasja e administratës së re amerikane në dialogun Kosovë-Serbi?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?