By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: FRI zgjodhi kryetarin e ri, Abdulhamid Mustafa
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > FRI zgjodhi kryetarin e ri, Abdulhamid Mustafa
Maqedoni

FRI zgjodhi kryetarin e ri, Abdulhamid Mustafa

admin
Last updated: 02/02/2025 18:37
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 shkurt – Në kuvendin zgjedhor dhe raportues të Forumit Rinor Islam, që u realizua në Shkup, u zgjodh kryetari i ri i Forumit Rinor Islam. Pas mandatit katërvjeçar të Mr. Xhabir Emini, u diskutua dhe pas votimeve, Abdulhamid Mustafa u zgjodh kryetar i ri i Forumit Rinor Islam për periudhën 2025-2029.

Përndryshe, Abdulhamid Mustafa ka lindur në Shkup, është ekonomist i diplomuar, specialist i menaxhmentit bankar dhe financiar. Më parë ka qenë kryetar i FRI – Dega Shkup, sekretar gjeneral i FRI-së, si dhe bartës i shumë projekteve e aktiviteteve të Forumit Rinor Islam.

Para të pranishmëve, me fjalën e rastit, kryetari i sapozgjedhur, ndër të tjera, tha:

“Falënderimet më të sinqerta shkojnë për të gjithë ata që kanë kontribuar në ngritjen dhe forcimin e Forumit Rinor Islam. Sot, duke marrë këtë detyrë si kryetar i ri i FRI-së, e ndjej peshën dhe përgjegjësinë e madhe që kjo pozitë bart me vete. Ky forum ka qenë dhe do të mbetet një dritë udhëzuese për rininë tonë, një hapësirë e angazhimit, edukimit dhe promovimit të vlerave tona islame dhe shoqërore. E ardhmja e FRI-së varet nga angazhimi dhe puna jonë e përbashkët. Kemi për detyrë ta mbrojmë dhe ta zhvillojmë këtë organizatë si një vatër të edukimit, bashkimit dhe progresit.”

Kuvendi u përmbyll me fjalën përshëndetëse të kryetarit të sapozgjedhur dhe me miratimin e kryesisë së re të FRI-së, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri në udhëheqjen e organizatës.

You Might Also Like

Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën

Përfundon procedura tenderuese për 150 autobusë, priten rezultatet e vlerësimit të ofertave

Salmonela shkaktoi helmimin masiv me ushqim te punonjësit e “Mikrosam” në Prilep

3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës

VLEN: Ndalimi pa shpjegim i tre zyrtarëve tanë kërkon përgjigje zyrtare!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vdekja e 22-vjeçares/ Familja e viktimës: Kërkojmë përgjegjësi nga babai i vozitësit dhe gjykatësja
Next Article Jozefina Topalli nga Pisa: Koha e tyre ka mbaruar, ku me forcën e votës do e përmbysni këtë sistem të kalbur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pakistani: SHBA dhe Irani përmbahen nga veprimet që cënojnë paqen
Bota
Millanoviq: NATO duhet t’i kushtojë vëmendje Serbisë – po armatoset shumë
Bota
Begaj në Luginën e Preshevës: Shqipëria do të jetë zëri i shqiptarëve në institucionet ndërkombëtare
Shqipëri
Shekerinska me mesazh të fortë nga Samiti i NATO-s: Putini nuk do ta thyejë Ukrainën
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?