By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bien temperaturat – mëngjeset me ngrica dhe mjegull
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bien temperaturat – mëngjeset me ngrica dhe mjegull
Maqedoni

Bien temperaturat – mëngjeset me ngrica dhe mjegull

admin
Last updated: 03/02/2025 07:59
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Kjo javë do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë, ku në mëngjes do të ketë temperatura të ulëta, me prani të ngricave dhe mjegullës në shumë zona.

Gjatë mesditës, vlerat termike pritet të jenë kryesisht pozitive, por ndjesia e të ftohtit do të mbetet e pranishme për shkak të erës nga veriu dhe veriperëndimi, e cila do të mbizotërojë gjatë gjithë javës.

Duke pasur parasysh prezencën e mjegullës, qytetarët këshillohen të shmangin daljet e panevojshme, veçanërisht paradite dhe mbrëmjes, pasi cilësia e ajrit mund të jetë e dobët.

Po ashtu, drejtuesit e automjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë, sidomos në zonat me lagështi, ku ekziston mundësia e krijimit të shtresave të akullit, duke e bërë qarkullimin më të vështirë dhe të rrezikshëm.

Kjo javë nuk pritet të sjellë sasi të konsiderueshme shiu apo bore, përveç ndonjë rige të dobët në disa zona të izoluara. Qytetarët këshillohen të ndjekin përditësimet e motit dhe të marrin masat e nevojshme për t’u përshtatur me kushtet atmosferike.

Parashikimi për pesë ditë:

E hënë- Mot kryesisht i vranët dhe vende -vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehë nga veriu.

E martë -Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

E mërkurë –Mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen në relievin malor. Temperaturat minimale priten të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 2-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E enjte -Mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 4-7 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

E premte –Mot i vranët dhe me periudha të shkurtra diellore. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë, thuhet në parashikimin e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në Gostivar ngjarje konsultative për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale
Next Article “Shko ku je mësuar me 500 femra, o pis” – agravon debati mes Laertit dhe Jozit në Big Brother

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?