By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Këshilli ekonomiko-social sot do të mbajë mbledhje, do të diskutohet për pagën minimale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Këshilli ekonomiko-social sot do të mbajë mbledhje, do të diskutohet për pagën minimale
Maqedoni

Këshilli ekonomiko-social sot do të mbajë mbledhje, do të diskutohet për pagën minimale

admin
Last updated: 03/02/2025 09:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Punëdhënësit, sindikatat dhe Qeveria sot duhet të ulen në tryezë të përbashkët për të diskutuar për rritjen e pagës minimale e cila aktualisht është 22.567 denarë. Sipas paralajmërimeve, sot duhet të mbahet seancë e Këshillit Ekonomiko-Social, në të cilën do të shqyrtohen mundësitë për rritjen e saj që është bërë si kërkesë nga sindikatat sipas të cilës ka realisht nevojë për diçka si kjo.

Sindikatat kërkojnë që paga minimale të rritet në 450 euro, ndërsa një pjesë e sektorit të biznesit kanë deklaruar se do ta pranojnë një propozim të tillë, por të ulen kontributet. Nga Qeveria thotë se do t’i lërë që të dakordohen sindikatat dhe punëdhënësit.

Të njëjtin qëndrim e ka shprehur edhe kryeministri Hristijan Mickoski në seancën e fundit për pyetje deputetësh.

Në përputhje me ligjin, në muajin mars duhet të ketë rregullim të pagës minimale e cila sipas përllogaritjeve, duhet të rritet për 1.800 denarë, që sipas sindikatave është pak në krahasim me shpenzimet e jetesës.

Llogaritjet që bëhen nga Sindikata e Maqedonisë për shpenzimet minimale të një familje katër anëtarëshe tregojnë se ato në muajin janar kanë qenë 63.252 denarë që do të thotë se dy paga minimale nuk mjaftojnë për plotësimin e nevojave elementare. Për vetëm një vit, vlera e shportës minimale sindikaliste u rrit për 6.089 denarë që do të nënkupton pra rritje prej 10.63 për qind.

Sipas LSM-së, pagat duhet të rriten për të paktën 20 për qind. Theksojnë se kërkesa e tyre për rritje të pagave dhe të pagës minimale është më se e arsyeshme.

Për sot, siç paralajmëroi kryeministri Mickoski, do të prezantohen, siç theksoi ai, çmimet reale të produkteve nga shporta e konsumatorit, sepse sipas tij, po manipulohet me përllogaritjen e shportës. Në seancën e fundit parlamentare për pyetje deputetësh, Mickoski tha se shuma për ushqim dhe pije është 3.000 denarë më pak se ajo në shportën e sindikatës dhe se këtë do ta prezantojë në seancën e KES-it me fotografi.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore deklaruan se paga minimale duhet të rritet në 500 euro, ndërsa kontributet të ulen nga 47,7 në 32 për qind.

Një propozim i tillë është i papranueshëm për ministren e Financave, sepse kemi një nga taksat më të ulëta.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article KKBE-MK do të mbajë sesion për integritetin dhe pavarësinë e gjyqësorit si sfidë kyçe në reformat për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit
Next Article Gjendja e rrugëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?