By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni i Medias seancë dëgjimore me Këshillin Drejtues të RTSH
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Komisioni i Medias seancë dëgjimore me Këshillin Drejtues të RTSH
Shqipëri

Komisioni i Medias seancë dëgjimore me Këshillin Drejtues të RTSH

admin
Last updated: 03/02/2025 10:54
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i Kuvendit do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore me Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Seanca dëgjimore është parashikuar të nisë në orën 11:30 dhe në fokus të diskutimeve do të jenë procedurat që janë ndjekur në përzgjedhjen e kandidaturave për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së.

Javën e shkuar, anëtarët e mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Medias shprehën shqetësimin e tyre për procedurat e ndjekura nga Këshilli Drejtues i RTSH-së për zgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar. Shkak për shqetësimin e ligjvënësve demokratë dhe socialistë në Komisionin e Medias ishte skualifikimi i tetë kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të RTSH-së, duke lënë në garë e vetëm dy prej kandidatëve.

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, në mbledhjen e të hënës, me votim të fshehtë votoi për kandidatët që dorëzuan dokumentacionin e tyre brenda afatit të përcaktuar. Për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët plotësojnë kriteret për konkurrim për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së, me votim të fshehtë të drejtuar nga Komisioni Ad Hoc, u arrit ky rezultat: Klinton Rama – 4 vota pro, 5 vota kundër; Jetmir Shpuza – 7 vota pro, 2 vota kundër; Ermal Hoxha – 3 vota pro, 6 vota kundër; Eni Vasili – 4 vota pro, 5 vota kundër; Aurora Polo – 7 vota pro, 2 vota kundër, një votë e pavlefshme Në mbledhjen e radhës, Këshilli Drejtues i RTSH-së vendosi që në fazën e dëgjesës të thirren kandidatët Jetmir Shpuza dhe Aurora Polo.

Por, lidhur me këtë proces, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Medias, deputetja demokrate Ina Zhupa u shpreh, në një postim në rrjetet sociale, se “Këshilli Drejtues shpik rregulla që nuk ekzistojnë, skualifikon 8 kandidatë që plotësojnë çdo kriter ligjor duke shkelur ligjin. Nuk ekziston në ligj votim për t’u futur apo jo në votim! Thjesht garë dhe votim për të zgjedhur drejtorin mes atyre që plotësojnë kriteret ligjore”.

Sipas Zhupës, “me vendim antiligjor skualifikohen: Laureta Roshi, Kliton Rama, Floriana Paskali, Eni Vasili, Harilla Koçi, Enrik Mehmeti, Flamur Buçpapaj, Ermal Hoxha. Të tetë duhet të jenë në garë sipas ligjit bashkë me dyshen Polo – Shpuza që kaluan ‘votimin’”.

“Çdo anëtar i Këshillit në të drejtën e vet mund të votojë një kandidat që preferon sipas platformës dhe aftësive, por s’ka asnjë të drejtë skualifikuese nga gara kur plotësohen kriteret ligjore. Thjesht mos e voto për drejtor! Ligji i njeh të drejtën e zgjedhjes me votë të fituesit, jo të skualifikimit me votë të atyre që plotësojnë kriteret ligjore,” thekson Zhupa.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe nënkryetarja e Komisionit të Medias, deputetja socialiste Evis Kushi.

Kushi theksoi se është informuar për disa shkelje ligjore dhe parregullsi në këtë proces përmes shkresave zyrtare, por edhe deklaratave mediatike të disa prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Të bëhemi bashkë për ta ndjekur dhe për të mos lejuar shkelje të tilla. RTSH është një institucion me interes të lartë publik dhe ne kemi përgjegjësinë edhe t’i caktojmë edhe t’i lirojmë anëtarët e Këshillit sipas ligjit, por kemi edhe detyrim që t’i monitorojmë dhe t’u kërkojmë llogari në ato raste kur ata nuk përmbushin detyrimet që kanë sipas ligjit dhe statutit,” tha ajo.

Sipas nënkryetares së këtij komisioni, qasja nuk është për një ndërhyrje në proces, pasi nuk ka preferenca për emra të caktuar, por vetëm interes që procesi dhe gara të realizohet sipas ligjit dhe statutit.

“Nuk kemi lidhje me emrat, por me hapat dhe procesin sipas ligjit. Gara duhet të jetë e hapur, transparente dhe meritokratike. Jemi dakord që t’u dërgojmë një shkresë që ata të ndërpresin procesin dhe të na informojnë çfarë po ndodh, pra të reagojmë përpara vendimmarrjes kryesore,” shtoi Kushi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, Ina Zhupa, kërkoi që ky komision t’i drejtohet procedurave parlamentare për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, në rast se nuk ka një reagim nga ana e tyre.

“Jemi të gatshëm të kërkojmë jo vetëm shkarkimin, por edhe emërimin e personave të tjerë. Ata mendojnë se janë pronarë de facto të RTSH-së, sepse i besojnë mandatit të tyre deri në 2026 dhe mendojnë se ne do zihemi, nuk do biem dakord dhe nuk kemi çfarë t’u bëjmë. Unë propozoj që ditën e hënë të nisim procedurat për shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së,” pohoi Zhupa.

“Ne si mazhorancë jemi dakord që të ndjekim çdo hap që na lejon ligji për ta kthyer këtë proces në normalitet dhe për të lejuar garë të ndershme dhe transparente”, përfundoi Kushi.

Pas këtij reagimi të Komisionit të Medias, por edhe Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, të cilët kërkuan transparencë mbi procesin dhe një përzgjedhje të bazuar në meritë, Këshilli Drejtues i RTSH-së vendosi pezullimin e procedurës, ndërsa Komisioni i Medias caktoi seancën dëgjimore me anëtarët e Këshillit të RTSH-së.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gerta i hedh alkool në sy Gjestit! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother”!
Next Article Ushtarakët, Vengu: Rritja e mbështetjes financiare nga 13.000 në 100.000 lekë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?