By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Për shtatë muaj në pushtet kemi arritur të mbyllim çështje kyçe për shqiptarët, kështu ndodhë kur qeverisë me dinjitet
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Për shtatë muaj në pushtet kemi arritur të mbyllim çështje kyçe për shqiptarët, kështu ndodhë kur qeverisë me dinjitet
Maqedoni

VLEN: Për shtatë muaj në pushtet kemi arritur të mbyllim çështje kyçe për shqiptarët, kështu ndodhë kur qeverisë me dinjitet

admin
Last updated: 03/02/2025 12:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se për shtatë muaj në pushtet kanë arritur të mbyllim çështje kyçe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tyre kjo qeveri ka dhënë rezultate të prekshme dhe konkrete që do të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Për herë të parë pas 20 vitesh, kujdestaret në çerdhe do të mund të japin provimin dhe të marrin licencat e nevojshme në gjuhën shqipe. Një tjetër arritje e rëndësishme është heqja e balancuesit, i cili keqpërdorej dhe u mundësonte maqedonasve të paraqiteshin si shqiptarë, duke zënë vendet e punës që u takonin shqiptarëve.

Me kalimin e Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë, do të eliminojmë këto keqpërdorime dhe do të sigurojmë një përfaqësim dinjitoz dhe të drejtë për shqiptarët në të gjithë institucionet.
Përmes kredisë hungareze, kemi mundësuar financimin e projekteve zhvillimore në komunat shqiptare, duke investuar në infrastrukturën që përmirëson cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Pas 20 vitesh qeverisje të BDI-së, shqiptarët kanë qenë të përjashtuar nga shumë institucione dhe shpesh herë marrëveshjet që BDI ka bërë kanë lënë këto institucione të paprekshme nga shqiptarët. Ne po e ndryshojmë këtë situatë. Po krijojmë Akademinë Shqiptare, ku shkencëtarët dhe intelektualët shqiptarë do të kenë mundësinë të zhvillojnë hulumtime dhe kërkime shkencore në dobi të kombit.

Qeveria jonë i kushton rëndësi të madhe përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe shkencës. Për këtë qëllim, kemi miratuar një vendim për ndarjen e 34.5 milionë eurove për Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, kemi rritur buxhetin për Universitetin e Tetovës dhe po ndërtojmë Shkollën e Mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë. Ky angazhim dëshmon se veprimet tona janë konkrete dhe se ne punojmë për qytetarët, ndërsa BDI ka lënë pas vetes vetëm fjalë boshe.

Ne e ftojmë popullin shqiptar të vlerësojë punën dhe angazhimin e qeverisë VLEN dhe të kujtojë historinë e një tjetër periudhe, atë të BDI-së. Deshqiptarizmi nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë. Ajo që është e vërtetë dhe ajo që është prioriteti ynë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ka kaluar koha kur gratë shqiptare sulmoheshin në sheshe dhe autobusë, apo kur ato arrestoheshin në kundërshtim me konventat ndërkombëtare nga policë burra. Ka kaluar koha kur qytetarët detyroheshin të organizonin protesta çdo javë për të mbrojtur të drejtat e tyre, për të mbrojtur pragun e shtëpisë nga bastisjet dhe rastet e montuara.
Tani është koha për veprime të fuqishme dhe përfaqësim dinjitoz.

Po ndërtojmë një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. VLEN për shqiptarët, shqiptarët për VLEN-in”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.

You Might Also Like

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim

Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën

Shkupi kundërmon, një zjarr po përhapet drejt fshatit Graçan

Zekolli Shaqiri jep lajmin: Një hap më afër tunelit Tetovë–Prizren

Izet Mexhiti: Kujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të nisë para se të shfaqet problemi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Trump përsërit kërcënimin për të rimarrë Kanalin e Panamasë “ose do të ndodhë diçka shumë e fuqishme”
Next Article LSDM: OBRM-PDUKM gënjen dhe manipulon, protestat nuk janë çështje partie por drejtësie

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?