By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ndryshimet për sigurinë në trafik në procedurë parlamentare, synojnë ashpërsimin e dënimeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ndryshimet për sigurinë në trafik në procedurë parlamentare, synojnë ashpërsimin e dënimeve
Maqedoni

Ndryshimet për sigurinë në trafik në procedurë parlamentare, synojnë ashpërsimin e dënimeve

admin
Last updated: 03/02/2025 18:24
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Me propozim të shumicës parlamentare, komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive votoi nevojën për mbajtjen e një debati publik, për të analizuar dhe diskutuar rreth përmirësimit të rregullores ligjore, me qëllim përforcimit të sigurisë në komunikacion. Duke prezantuar propozim ndryshimet, deputeti Nikolla Micevski kërkoi nga deputetët që çështja të mos politizohet.

“Siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet për të gjithë e kjo do të thotë ndryshime në ligje të cilat do të sigurojnë mbrojtje, parandalim dhe reagime profesionale institucionale. Bëjmë thirrje deri te të gjithë se qëllimi për debat profesional është prioritet dhe si shumicë parlamentare nuk do të lejojmë politizimin e kësaj teme. Neve na duhen zgjidhje të qëndrueshme e jo nekrofili politike dhe keqpërdorimin e momentit”, tha Nikolla Micevski – VMRO-DPMNE.

Nevojën për debat e mbështetën E Majta dhe Fronti Evropian

“Edhe pse e mbështesim, ndoshta më e mençur do të ishte të kemi diskutim mbikëqyrës për implementimin e rregullores dhe keqpërdorimin e saj. Jo vetëm të diskutojmë për disa zgjidhje ligjore por gjithsesi tani është koha ta mbështesim këtë iniciativë për debat publik dhe ne do ta mbështesim”, u shpreh Amar Mecinoviq –E Majta.

“Besoj se nga debati publik do të dalin edhe propozime tjera të cilat do ta sfidojnë rregullimin edhe çështjeve të tjera të cilat kanë të bëjnë drejt për drejtë edhe me drejtësinë, sistemin e drejtësisë në përgjithësi për shkak se kemi parë dhe këtyre ditëve shembullin kur edhe drejtësia sipas vlerësimeve tona nuk ka vepruar konform realitetit objektiv”, theksoi Elmi Aziri – Fronti Evropian.

Debati do të mbahet të premten ku do të ftohen të marrin pjesë institucione dhe organe relevante, organizata civile dhe ekspertë. Kjo iniciativë vjen pas presionit të protestuesve për vrasjen e 22 vjeçares Frosina Kullakova natën e 29 janarit. Ata kërkojnë drejtësi dhe dënime më të ashpra për vozitësit “e tërbuar” në komunikacion.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Mbi 140 persona në vit humbin jetën në aksidente trafiku, “Sejf Siti” ende në pritje
Next Article Këshilli socio ekonomik po shqyrton mundësinë e përllogaritjes ndryshe të shportës së konsumit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?