By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Statusi i Taravarit dërgoi BDI-në në opozitë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Statusi i Taravarit dërgoi BDI-në në opozitë
Maqedoni

VLEN: Statusi i Taravarit dërgoi BDI-në në opozitë

admin
Last updated: 03/02/2025 18:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 shkurt – Sot bëhet një vit nga momenti kur vendimi historik i z. Arben Taravari për t’iu bashkuar opozitës shqiptare e dërgoi BDI-në në histori dhe i dha një grusht të madh korrupsionit të instaluar nga kjo parti për më shumë se dy dekada.

Në vend që të reflektojë për krimet dhe korrupsionin e saj të pafund, BDI sot përpiqet të manipulojë opinionin publik duke pretenduar se ky vendim paska dëmtuar shqiptarët. E vërteta është krejt e kundërta: vendimi i Taravarit ishte akti që shkatërroi mburojën politike të korruptuarve dhe i detyroi shumë ish-zyrtarë të BDI-së, si Artan Grubi dhe Përparim Bajrami, të arratisen nga drejtësia.

Kjo datë shënon fillimin e fundit për një regjim që e kishte kapur shtetin dhe e kishte shndërruar në një mekanizëm për pasurim personal dhe për ndëshkimin e kundërshtarëve politikë. Sot, qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë më të vetëdijshëm se kurrë për keqqeverisjen e BDI-së dhe për nevojën e një ndryshimi të vërtetë, që e sjell vetëm VLEN.

Koalicioni VLEN është i përkushtuar për të vazhduar betejën kundër korrupsionit dhe për të ndërtuar një të ardhme ku shqiptarët do të qeverisen me dinjitet, transparencë dhe drejtësi. Bashkë, do ta çrrënjosim sistemin e kalbur të BDI-së dhe do të sjellim një epokë të re për të gjithë qytetarët tanë.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Këshilli socio ekonomik po shqyrton mundësinë e përllogaritjes ndryshe të shportës së konsumit
Next Article Bojkoti i marketeve, pa asnjë efekt, Qytetarët: Duhet të vazhdojë bojkoti për disa ditë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?