By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ESB: Urgjentisht të rritet mbështetja parandaluese për detektim të hershëm të sëmundjeve malinje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ESB: Urgjentisht të rritet mbështetja parandaluese për detektim të hershëm të sëmundjeve malinje
MaqedoniTOP LAJM

ESB: Urgjentisht të rritet mbështetja parandaluese për detektim të hershëm të sëmundjeve malinje

admin
Last updated: 04/02/2025 07:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt – Me rastin e Ditës Botërore për Luftë kundër Kancerit, Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave (ESB) i bën thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, urgjentisht ta rrisin mbështetjen për programe parandaluese për detektim të hershëm dhe parandalim të sëmundjeve malinje.

“Analizat tregojnë se mbrojtja parandaluese shëndetësore në vend është nuk është prioritet. Mjetet buxhetore për parandalim po ulen, me çka në vitin 2024 ishin vetëm 590 milionë denarë, përderisa për vitin 2025 janë paraparë 651 milionë denarë. Megjithatë, është shqetësuese që gjatë viteve të fundit, me ribalance, këto mjete shpesh shkurtohen”, potencojnë nga Shoqata.

Siç bëjnë të ditur, veçanërisht alarmante është situata me skriningun e kancerit të qafës së mitrës, edhe pse i vendosur nga viti 2012, nuk mundëson parandalim adekuat.

“Skriningu i suksesshëm kërkon që të përfshihen të paktën 75 për qind e grave, por në vitin 2023 u testuan vetëm 11 për qind e grupit të synuar. Ndarja e pamjaftueshme e mjeteve financiare – vetëm 11 milionë denarë në vit, mungesa e mjekëve gjinekologë në 40 komuna, si dhe problemet me regjistrimin elektronik, kërcënojnë efektivitetin e programit. Për shkak të kësaj, rreth 200 gra diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës çdo vit, dhe në vitet e fundit, nga 40 deri në 60 gra kanë vdekur çdo vit nga kanceri i qafës së mitrës. Të gjitha këto vdekje mund të parandalohen nëse kemi kontroll të mirëorganizuar dhe të financuar në mënyrë adekuate për kancerin e qafës së mitrës, si dhe mbulim adekuat me vaksinimin HPV për të rinjtë”, theksojnë nga Shoqata.

ESB kërkon rritje urgjente të mjeteve për skrining të qafës së mitrës në minimum 35 milionë denarë në vit, qasje më të mirë në shërbime gjinekologjike, vaksinim të rritur me vaksinë HPV dhe zbatimin e fushatave edukative gjithëpërfshirëse shëndetësore.

“Parandalimi shpëton jetë. Lufta kundër kancerit duhet të jetë prioritet i lartë për politikat shëndetësore në vend”, theksojnë nga atje. 

You Might Also Like

MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik

Editorial – BE-ja qindraherë ka thënë se duhet përmirësohet sundimi i ligjit, por apelet po shkojnë në vesh të shurdhër!

Bekim Sali priti pjesëmarrësit e “FOLK FEST SKOPJE 2026”: Kultura dhe arti janë ura që bashkojnë popujt

Shasivari takon përfaqësuesit e OKB-së dhe UNOPS-it: Përshpejtohet transformimi digjital i drejtësisë

Mickoski: Deri në fund të javës ujë teknikisht i rregullt në Gostivar

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë, ulje të temperaturave të mëngjesit deri nga fundi i javës
Next Article Është ndjerë tërmet në Dibër dhe rrethinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sanksione të reja ndaj Rusisë, BE godet sektorin bankar
Bota
Zjarri në Spanjë djeg 32 mijë hektarë, 34 fshatra evakuohen
Bota
Trump: SHBA mund të veprojë së shpejti pranë Malit Kazmë në Iran
Bota
MPB fillon me gjoba për drejtuesit e skuterëve elektrik
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?