By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: A e sakrifikoi Ali Ahmeti, Grubin për lirinë e Sasho Mijallkovit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: A e sakrifikoi Ali Ahmeti, Grubin për lirinë e Sasho Mijallkovit?
Maqedoni

VLEN: A e sakrifikoi Ali Ahmeti, Grubin për lirinë e Sasho Mijallkovit?

admin
Last updated: 04/02/2025 11:29
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt –  BDI-ja, e cila për 20 vjet qeverisi vendin si një kompani private, po përpiqet sërish të paraqitet si mbrojtëse e të drejtave të shqiptarëve. Pasi humbi institucionet përmes të cilave kontrollonte proceset dhe abuzonte me pushtetin, ajo tani kthehet te retorika e “barazisë” dhe “drejtësisë”, fjalë që prej kohësh kanë humbur kuptimin në politikën e saj.

Por qytetarët kanë të drejtë të pyesin: Ku ishte BDI-ja kur duhej të mbronte vërtet interesat e shqiptarëve?

A ishin të drejtat e qytetarëve prioritet, kur negociohej që Sasho Mijallkov të mbetej i lirë?

A do ta marrë tani Ali Ahmeti me vete Mijallkovin, siç e merrte Artan Grubin nëpër institucione?

Artan Grubi është në arrati – u sakrifikua që Sasho Mijallkov të jetë i lirë.

Në vitet kur BDI-ja kishte pushtet absolut në sektorët kyç, në vend që të forconte institucionet shtetërore, i shndërroi ato në vegla për interesat e saj partiake. Në vend që të investonte në arsim cilësor për të rinjtë, ajo u fokusua te përfitimet personale dhe bizneset e veta. Në vend që të luftonte për shtetin ligjor, ajo bënte marrëveshje pas dyerve të mbyllura për të mbrojtur ata që shkatërruan sistemin gjyqësor.

BDI-ja nuk ra sepse i mungonte fuqia politike – ajo ra sepse u zhyt në korrupsion.

Sot, kur më nuk i kanë institucionet nën kontroll, kur nuk mund të diktojnë Prokurorinë dhe gjykatat, ata përpiqen të ringjallin imazhin e mbrojtësve të të drejtave. Por qytetarët nuk harrojnë se pikërisht BDI-ja ishte ajo që e shndërroi sistemin në mekanizëm shpëtimi për elitat e korruptuara.

Prandaj, sa herë që BDI-ja flet për drejtësi, duhet kujtuar se kjo është partia që shpëtoi Mijallkovin.

Sa herë që flasin për demokraci, duhet kujtuar se ata ishin ata që partizuan administratën.

Dhe sa herë që premtojnë se do të luftojnë për shqiptarët, duhet pyetur – pse nuk e bënë këtë kur kishin pushtetin?

BDI-ja e humbi besimin e popullit sepse e tradhtoi atë.

Tani që nuk mund ta kontrollojnë më sistemin, përpiqen ta mashtrojnë sërish popullin me gënjeshtra.

Por këtë herë, qytetarët po shohin, qytetarët dinë dhe qytetarët do të vendosin.

Është koha për një politikë që nuk bën marrëveshje me kriminelë.

Është koha për një politikë që punon vërtet për popullin.

Është koha për politikë pa BDI-në.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mobilizim i fuqishëm i Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit në Gazi Babë, zyrtarizohet nëndega “Teli”
Next Article Java e dytë e gjysmëvjetorit shkollor solli pikun e të prekurve nga gripi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?