By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Java e dytë e gjysmëvjetorit shkollor solli pikun e të prekurve nga gripi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Java e dytë e gjysmëvjetorit shkollor solli pikun e të prekurve nga gripi
Maqedoni

Java e dytë e gjysmëvjetorit shkollor solli pikun e të prekurve nga gripi

admin
Last updated: 04/02/2025 11:32
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 4 shkurt – Nisja e gjysmë vjetorit të dytë shkollorë ka ndikuar që të rritet edhe më tej numri i të prekurve nga gripi, shkruan Alsat.

Fëmijët gjatë javës që lamë pas kanë qenë vizitorët më të shpeshtë të ambulancave mjekësore, për shkak të gripit.

Mjekja Biljana Jovanoska thotë se ndodhë që një fëmijë të ketë disa lloje të kombinuara të gripit.

“Gjatë javës së kaluar është vërejtur intensitet dhe rritje e rasteve. Me shumë mundësi bëhet fjalë për pikun e virusit influencë. Në mënyrë intensive ka pacientë me simptoma që asocojnë në grip, me rritje të temperaturës mbi 39 gradë që nuk ulet lehtësisht, kryesisht të rrugëve të frymëmarrjes, megjithatë intensiteti po vërehet, ka rritje serioze”, tha Biljana Jovanoska Dimitroska, mjeke amë.

Përveç fëmijëve, edhe personat mbi moshën 60 vjeçare kanë qenë më të ekspozuarit ndaj gripit. Ka pasur raste edhe që një person është infektuar dy herë me grip, për shkak të imunitetit të dobët.

“Pasi ekzistojnë më shumë lloje të gripit, pra edhe imuniteti është specifik. Ekzistojnë variante dhe mutacione të gripit, pra gjithçka varet prej llojit, sepse është lloji A, lloji B. Lloji A është më i prirë i mutacioneve dhe për këtë mund të ndodh që një njeri në të njëjtën sezonë të kalojë disa lloje të viruseve… mund të ndodhë që të infektohet përsëri ose me të njëjtin mutacion ose me ndonjë lloj tjetër të gripit për këtë arsye përsëritet”, u shpreh Biljana Jovanoska Dimitroska, mjeke amë.

Mjekët apelojnë kujdes të shtuar, higjienë personale, ushqim me vitamine, ajrosje e ambienteve të mbyllura. Të prekurit nga gripi, rekomandohet që të mbajnë maska me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes./Alsat/

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: A e sakrifikoi Ali Ahmeti, Grubin për lirinë e Sasho Mijallkovit?
Next Article Gjesti: Ka filluar të më pëlqej edhe më shumë Egli

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?