By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit, Koçiu: Me rëndësi parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit, Koçiu: Me rëndësi parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm
Shqipëri

Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit, Koçiu: Me rëndësi parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm

admin
Last updated: 04/02/2025 12:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm për të qenë të vetëdijshëm ndaj kësaj sëmundjeje jo vetëm në një ditë të vetme si 4 shkurti, por çdo ditë të jetës.

Ministrja Koçiu thekson rëndësinë e madhe që ka parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm në sëmundjen e kancerit.

“Kanceri është një nga sfidat më të mëdha shëndetësore globale, por zgjidhjet ekzistojnë dhe ndryshimi është i mundur. Kjo betejë nuk është vetëm e individëve, por e të gjithëve ne, së bashku”, shprehet Koçiu.

Mjeku i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli thotë se në Shqipëri, kanceret mbeten problemi i dytë më i rëndësishëm pas sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas Yllit, sistemi shëndetësor në Shqipëri ka arritur t’i menaxhojë mirë këto sëmundje, por rritja e rasteve të reja është një tregues alarmant.

“Disa faktorë risku janë duke influencuar drejtpërdrejtë popullatën shqiptare dhe faktorët kryesorë janë duhani. Të gjithë duhet të bëjmë përpjekje për ta luftuar duhanin. E dyta alkooli, mos harrojmë që alkooli mbetet një kancerogjen i kategorisë A. Një element i tretë i rëndësishëm është konsumi i ushqimeve të përpunuara, sidomos produktet industriale të mishit dhe obeziteti që është një faktor risku i njohur për kancerin”, thotë ai.

Sipas mjekut të ISHP-së, për disa lloj kancerash ekzistojnë programe të depistimit, si në rastin e kancerit të gjirit nëpërmjet mamografisë, kancerit të qafës së mitrës nëpërmjet Pap Testit apo testit të ri të virusit të Papiloms njerëzore dhe kancerit të zorrës së trashë që ka një program depistimi brenda Check Up-it që është ai i gjakut okult në feçe.

“Është e rëndësishme ta shohim kancerin si një sëmundje që ndodh edhe për arsye të disa elementeve të shkruara në gjenet tona, por edhe me disa elementë që kanë të bëjnë me mjedisin dhe sjelljen tonë. Pra, kemi shumë  në dorë për të bërë për kancerët nëse do ta marrim seriozisht. Nëse do të fillojmë herët gjatë jetës sonë për t’i kontrolluar ato, mund të kemi rezultate të mira”, përfundon mjeku Ylli.

You Might Also Like

Ministrja Sala jep dorëheqjen: Shkak, angazhimet ndërkombëtare në onkologji e inovacion

Begaj pret ambasadoren de Sousa: Anëtarësimi i plotë në BE në 2030-ën, objektiv strategjik

Balla në Paskuqan, nis zbatimi i “Rilindjes 2.0” në terren

Kos: BE mund të zgjerohet gjatë mandatit të Komisionit aktual

Rama: Inspektimet me kamera trupi dhe me paralajmërim, gjoba është arma e fundit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
Next Article AIDA mbështetje deri në 2,5 milionë lekë për ndërmarrjet e vogla

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Maqedoni 40% e shpenzimeve të familjeve shkojnë vetëm për ushqim
Maqedoni TOP LAJM
Mësimi në temperatura të larta duhet të përshtatet me protokollet për vapën
Maqedoni
Rënie e numrit të të punësuarve në industri
Ekonomi
Ky është filmi që do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garën për “Oskar”
Kulturë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?