By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: AIDA mbështetje deri në 2,5 milionë lekë për ndërmarrjet e vogla
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > AIDA mbështetje deri në 2,5 milionë lekë për ndërmarrjet e vogla
Shqipëri

AIDA mbështetje deri në 2,5 milionë lekë për ndërmarrjet e vogla

admin
Last updated: 04/02/2025 12:28
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) hap thirrjen për mbështetjen dhe zhvillimin e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), për vitin 2025.

Kjo thirrje mbështet zhvillimin e NMVM-ve duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.

Thirrja synon mbështetjen e NMVM-ve që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të vendit.

Projektpropozimet e paraqitura nga NMVM-të duhet t’i përmbahen kritereve dhe kushteve të veçanta të përfitimit për NMVM për vitin 2025.

Mbështetja financiare do të shkojë për mbulimin 100 % të shpenzimeve korente deri në 2, 5 milionë lekë.

Kostot e mbulueshme janë certifikimi i standardeve të prodhimit/shërbimit (përfshirë konsulencën përkatëse në fazën përgatitore); përmirësimi i produktit përmes etiketimit, ambalazhimit; trajnime të stafit të ndërmarrjes për rritje kapacitetesh në fusha të tilla si: menaxhimi i teknologjive digjitale/inovatore, rrjetet e prokurimit, shërbime marketingu, zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së biznesit, sisteme të reja logjistike softwerike apo pajisje të reja, etj, dhe pajisje me certifikatat përkatëse nga subjekte të licencuara për trajnime; pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare me stenda të gatshme; krijimi i aplikacioneve apo platformave në funksion të zhvillimit të proceseve lidhur me tregtinë elektronike/e-commerce, produkteve të reja dhe/ose shërbimeve, për të përmbushur kërkesat e industrisë së tregut në vend dhe rajon për të përmirësuar biznesin, sistemet logjistike etj; përgatitja e materialeve promovuese si: Banera, fletëpalosje, katalogë, broshura për përmirësim të imazhit të NMVM-ve (jo më shumë se 20% e kostos totale të projektit).

AIDA do të mbështesë NMVM-të me në fond deri në 1,5 milionë lekë për mbulimin e shpenzimeve kapitale për blerjen e makinerive që ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produktit, që lidhen me konkurrueshmërinë.

Njëkohësisht me një fond deri në 1 milion lekë do të mbështesë bizneset për blerjen e makinerive tradicionale për të përmirësuar kushtet e punës për biznesin, apo aplikacioneve dhe/ose programeve të e-commerce për zhvillimin e artizanatit.

Thirrja për projektpropozime do të qëndrojë e hapur deri më 28 shkurt 2025, ora 14:00.

Projektpropozimet e paraqitura nga NMVM-të duhet të realizohen brenda vitit buxhetor që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda muajit nëntor 2025.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave do të kryhet nëpërmjet adresës elektronike: ndermarrje@aida.gov.al.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dita Botërore e Luftës Kundër Kancerit, Koçiu: Me rëndësi parandalimi dhe diagnostikimi i hershëm
Next Article Niset kontingjenti i parë i FA në Bosnje-Hercegovinë, Vengu: Linjëzim 100% me politikën e jashtme të sigurisë së BE

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?